E enjta s'ka Këshill Politik! PD bojkotoi mbledhjen për listat, Rama: Basha po përsërit gabimet! Thirrja e Murrizit: Hajdeni se nuk preket 5 Qershori

TIRANË-Një takim i shkurtër, vetëm 40 minuta, ka qenë mbledhja e Këshillit politik në Pallatin e Kongreseve, ku për herë të parë anëtarët dolën me ditë dhe jo me natë. Mbledhja ishte e fokusuar në diskutime në nivel teknikësh nëse ndryshimet kushtetuese prekin paktin e 5 qershorit.

Në takim ishin të pranishëm kryeministri Edi Rama, përfaqësuesi i PS, Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari e Myslim Murrizi, ndërsa u bojkotua nga PD dhe LSI, e cila kërkon garancinë për votimin e 5 qershorit në seancën e nesërme dhe më pas të zhvillojnë takimin e Këshillit Politik.

Por për kryeministrin Rama bojkoti i PD u pa si një gabim i përsëritur i Bashës i cili 'nuk është asnjëherë në vendin e duhur në kohën e duhur". Rama gjithashtu tha prerë se ditën e nesërme nuk do të ketë mbledhje të Këshillit Politik, një kërkesë e PD e LSI e bërë më herët gjatë ditës së sotme.

Ndërsa në lidhje me kërkesat që opozita e bashkuar kërkonte të diskutonte në këshillin politik 6 pikat për sigurinë e votës në zgjedhje, përgjigjen e mori nga Damian Gjiknuri i cili tha se këto çështje janë dakordësuar më parë mes palëve dhe ekspertëve dhe është një alibi që nuk qëndron.

Nga ana tjetër opozita parlamentare e përfaqësuar nga Rudina Hajdari tha Myslim Murrizi i bënë thirrje PD të vij të ulet në tryezë dhe të jap argumentet e veta për çështjet.

Mbrëmë Edi Rama dhe opozita parlamentare firmosën marrëveshjen për votimin e paktit të 5 Qershorit në Kuvend në datë 23 Qershor, ndërsa 7 ditë më pas të ndryshimeve kushtetuese për hapjen e listave dhe koalicionet. Por PD-ja e kundërshton hapjen e listave duke e cilësuar si zhbërje të paktit të 5 Qershorit. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:08
Opozita e Bashkuar: Rama i bëri fakt të kryer ndryshimet kushtetuese, po shkatërron dialogun dhe rrezikon stabilitetin

Pas takimit të Këshillit Politik, Opozita e Bashkuar ka reaguar duke thënë se ndryshimi i njëanshëm i kushtetutës është një akt i paprecedentë në 30 vite pluralizëm që jo vetëm minon stabilitetin e vendit dhe marrëveshjen e 5 qershorit, por dhe besimin  të partnerëve strategjikë SHBA dhe BE që u investuan në këshillin politik. Opozita e Bashkuar shprehet se nuk e kupton parimin e dialogu ku gjendjet përpara faktit të kryer për ndryshimet e njëanshme të kushtetutës.

Opozita e Bashkuara  shprehet se këto ndryshime  po ndodhin pa pyetur opozitën politike në vend, me një proces të mbyllur pa transparencë  pa marrë mendimin e OSBE/ODIHR-it dhe Komisionit të Venecias. Ajo shprehet se Rama po shkatërron dialogun me lojën e pistë që po bën.

Deklarata e Plotë e Opozitës së Bashkuar

Teoria e “faktit të kryer” shkon kundër parimeve të dialogut politik, i cili është minuar sa kohë njëra palë ka ndërmarrë një akt të njëanshëm, që zhbën Marrëveshjen e 5 Qershorit.

Ndryshimi i njëanshëm kushtetues për ndalimin e koalicioneve zgjedhore shkatërron të dyja marrëveshjet politike për zgjedhjet, atë të 14 Janarit dhe atë të 5 Qershorit.

Ecja drejt shkatërrimit nga Edi Rama i marrëveshjeve politike është një akt i rrezikshëm me pasoja të paparashikueshme për stabilitetin e vendit.

Këshilli Politik u krijua me investimin e partnerëve strategjikë SHBA-BE-Britani e Madhe-OSBE, si forum dialogu politik mes të gjitha palëve politike në vend, për të realizuar Reformën Zgjedhore. Me një lojë të pisët, të parapërgatitur prej kohësh, Edi Rama po e shkatërron atë, në mënyrë të njëanshme.

Edi Rama po bën fakt të kryer ndryshimin e elementëve bazë të sistemit zgjedhor, duke hequr koalicionet parazgjedhore si subjekt zgjedhor, duke ndryshuar konceptin e ndarjes administrative të zonave zgjedhore dhe organizimit elektoral, duke futur elementë të rinj në hartimin e listave dhe procesin e votimit, duke ndryshuar rregullat e administrimit zgjedhor.

Të gjithë këto elementë themelorë të garës elektorale, po tentohet të ndryshohen në mënyrë të njëanshme,

·         pa përfshirë opozitën politike të vendit, që përfaqëson në zgjedhjet e deformuara të 2017, jo me pak se gjysmën e votuesve (rreth 765 mijë votues);

·         në një proces të mbyllur, jo transparent dhe monopartiak, që ka zgjatur online në Kuvend vetëm 6 orë;

·         pa marrë mendimin e OSBE-ODIHR;

·         në kundërshtim me qëndrimin e Zyrës së OSBE-së në Tiranë, që ju solli në vëmendje se ndryshime të tilla nuk mund të kryen sipas standardeve ndërkombëtare 1 vit përpara datës së zgjedhjeve.

·         pa marrë mendimin e Komisionit të Venecias.

I gjithë ky ndryshim, që ka efekt në organizimin e zgjedhjeve, po propozohet të ndodhë vetëm 8 muaj nga data e zgjedhjeve të rregullta parlamentare të rradhës, në kundërshtim të hapur me Kodin e Praktikave të Mira të Çështjeve Zgjedhore të Komisionit të Venecias.

Ky është një akt i paprecedentë në 30 vite pluralizëm, dhe një thyerje e rëndë e besimit të partnerëve strategjikë SHBA dhe BE që u investuan, përshëndetën dhe vazhdojnë të insistojnë në zbatimin e Marrëveshjes së 5 qershorit pa asnjë ndryshim dhe pa ndryshime kushtetuese që e shkatërrojnë atë.

Ky akt tinzar prej frikacaku tregon tmerrin e kryeministrit në ikje nga zgjedhjet dhe rotacioni i pashmangshëm. Opozita e Bashkuar garanton të gjithë qytetarët se do të bëjë gjithçka, që faturën e rëndë që ky akt sjell për demokracinë, stabilitetin dhe integrimin e vendit ne Bashkimin Europian, ta paguajë vetëm Edi Rama dhe jo Shqipëria e shqiptarët.

Ora 18:45
Gjiknuri i përgjigjet PD për 6 kërkesat: Alibi që nuk qëndron, jemi dakordësuar më parë për to (VIDEO)

Damian Gjiknuri tha se kërkesa e opozitës jashtëparlamentare për të diskutuar pikat që paraqiti më herët lidhur me sigurinë e votës gjatë procesit zgjedhor, janë çështje që palët janë dakordësuar  më parë dhe është një alibi që nuk qëndron. Ai bëri thirrje PD që të vij në tryezë dhe të diskutojnë për ndryshimet kushtuese, pasi ato janë e vetmja çështje e mbetur.

 "Janë disa pika si ligjet për sinjalizuesin, procedura penale, dhe një ligj tjetër. Drafti është dakordësuar. Mjafton një konfirmim me email dhe ia çoj unë kërkesën për të depozituar për këto projektligjet. Pra pretendimi për të miratuar këtu disa pika që ne i kemi miratuar nuk qëndron. Janë ndryshimet kushtetuese si dhe ligji i ri zgjedhor që reflekton të gjitha rekomandimet e OSBE/ ODIHR. Ligjet për sinjalizuesin, procedura penale, dhe një ligj tjetër. Drafti është dakordësuar. Mjafton një konfirmim me email dhe ia çoj unë kërkesën për të depozituar për këto projektligjet. Pra pretendimi për të miratuar këtu disa pika që ne i kemi miratuar nuk qëndron. Janë ndryshimet kushtetuese si dhe ligji i ri zgjedhor që reflekton të gjitha rekomandimet e OSBE/ ODIHR.Alibia nuk qëndron. Vetëm miratimi mbetet’’, tha Gjiknuri.

Ora 18:27
Rama: Basha po përsërit gabimit, nuk është në vendin e duhur në kohën e duhur! Nesër nuk ka mbledhje (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama tha se Basha po përsërit të njëjtin gabim që nuk ndodhet në vendin e duhur në kohën e duhur, si dhe mohoi se nesër do të ketë një mbledhje të Këshillit Politik. Ai tha se ndryshimet kushtuese nuk prekin 5 qershorin dhe kjo u konfirmua edhe nga grupi i ekspertëve që është zgjedhur dhe me dakordësinë e PD.

"Ajo që kemi diskutuar me ekspertë në këtë takim të shkurtër ka qenë pikërisht adresimi i atyre çështjeve që u ngritën dje dhe këtu ekspertët dhanë një përgjigje shteruese që asgjë nuk preket në përmbajtjen e marrëveshjes së 5 qershorit. 5 qershori votohet nesër dhe hyn në fuqi, ndryshimet kushtetuese votohen më 30 korrik dhe hyjnë në fuqi.  Dhe në raport me trupën e ekspertëve jemi në konsensus dhe sqarimet e tyre janë kuptimplota për të gjithë ne por dhe demokratët.  Kam frikë se Basha po përsërit të njëjtin gabim, të mos qeni në vendin e duhur në kohën e duhur. Nesër nuk ka asgjë", tha Rama.

Ora 18:19
Rama i vendosur: Bojkoti i PD absurd! Listat pas korrikut reflektohen në Kodin Zgjedhor (VIDEO)

Edi Rama e cilësoi absurd bojkotin e mbledhjes së Këshillit Politik sot nga opozita jashtë parlamentit. Kryeministri paralajmëroi PD-në se shumica socialiste ka dakordësi me opozitën brenda parlamentit dhe se do të votojë hapjen e listave.

"Kishim një diskutim me një grup të ekspertëve të Këshillit Politik që kanë ndjekur procesin, Damiani mbase sqaron më mirë në aspektin e pretendimit që është shprehur PD-ja. Ne erdhëm për të shprehur jo vetëm vullnetin, por edhe gatishmërinë për të diskutuar mbi cdo gjë që është e paqartë, që ka krijuar keqkuptim, apo mos kuptime të caktuara për risitë kushtetuese. Është në interesin e PD-së që të zhvillojë këtë proces, sepse faktikisht ky këshilli e ka kryer misionin e vet me marrëveshjen e 5 qershorit dhe nga ana tjetër pas 30 korrikut jeta politike vazhdon. Do të na duhet të reflektojmë në ligjin zgjedhor c'ka kushtetuta lidhur me listat e hapura do të imponojë dhe më duket absurde që të bojkotohet diskutimi lidhur me këtë.

Duhet ta përsëris nuk jemi në kushtet e një vendi pa institucione dhe parlament dhe mos ekzsitenca imagjinare e parlamentit nga opozita jashtë parlamentit nuk e bën parlamentin inekzistent. Pavarësisht se PD-ja dhe aleatët e saj u arratisën duke braktisur detyrën janë pjesë e këtij realiteti politik dhe mohimi do të ishte i padrejtë, jo me personazhet, por me qytetarët. Jam i keqardhur, se është një kohë e shkurtër. Kemi konsensus me forcat parlamentare dhe kushtetshmërit me ligj dhe zakon nuk kemi asnjë hall të posaçëm, por mendoj që kemi bërë gjënë e duhur, edhe sot. Sa i përket pretendimit që të mblidhemi për cka është nënvizuar nga pala që refuzoi që të merrte pjesë, mendoj që Damiani mund të japë një sqarim se e njeh më mirë se unë procesin" tha ai.

Ora 17:56
Murrizi: Ndryshimet kushtetuese nuk prekin 5 qershorin, opozita jashtëparlamentare të vijë në mbledhje (VIDEO)

Myslim Murrizi vijon të qëndrojë kundër votimit të marrëveshjes së 5 qershorit, madje duke iu drejtuar me ironi si marrëveshja e 1 qershorit pasi është ditë feste. Ai tha se opozita jashtëparlamentare duhet të paraqitet në mbledhje dhe të jap argumentet e saj pasi mund të bind dhe opozitën parlamentare. Sipas tij ekspertët u kishin garantuar se dhe nëse miratohen ndryshimet kushtetuese në 30 korrik, nuk prek marrëveshjen e 5 qershorit.

"Nuk ka debate pasi nuk kemi me kë debatojmë. Ekspertët thanë edhe nëse në 30 korrik votohen ndryshimet kushtetuese nuk preket asgjë nga marrëveshja e 1 qershorit, po ashtu është se ditë feste.  Nuk shoh pse nuk vijnë për të adresuar dhe ta dimë se çfarë kanë se mbase na e mbushin mendjen dhe ne. E vetmja listë zgjedhore ku shqiptarëve u është mohuar e drejta e zgjedhjes është në lista e 21 prillit 2008. Listat e hapura rregullojnë demokracinë dhe perfeksionojnë aq sa munden sistemin zgjedhor. Grupi ynë parlamentar nuk e voton 1 qershorin. Ata janë gjithë kohën bashkë, vetëm orari i gjumit i ndan", tha Murrizi.

Ora 17:55
Hajdari: Listat të hapen 100%, opozita jashtëparlamentare të vijë në tryezë (VIDEO)

Pas mbledhjes së sotme, deputetja e opozitës parlamentare, Rudina Hajdari tha se duhet që listat të hapen 100%. Gjithashtu ajo i bëri thirrje opozitës jashtëparlamentare që të vijë në tryezë, pasi PD mungoi edhe ditën e sotme.

"Opozita jashtëparlamentare duhet të ishte sot. Ne e kemi shumë të qartë se pse jemi në këtë tryezë. Duam të hapim Listat e Hapura 100%. Në këtë mënyrë duhet patjetër që opozita parlamentare që ka mbështetur parimin, duhet që listat të hapen 100%, dhe jo të jetë 1/3 e mbyllur. Ta kenë në dorë partitë nëse duan apo jo të mbyllen, por kandidatët duhet të dalin me ide dhe emra, dhe jo të zgjidhen nga kryetarët, por nga populli’’, tha Hajdari.

Ora 17:44
Mbaron mbledhja e Këshillit Politik, zgjati 40 minuta

Mbaron mbledhja e Këshillit Politik e cila zgjati rreth 40 minuta. Në takim ishin të pranishëm kryeministri Edi Rama, përfaqësuesi i PS, Damian Gjiknuri dhe opozita parlamentare e përfaqësuar nga Rudina Hajdari dhe Myslim Murrizi.

Opozita jashtëparlamentare nuk pranoi të marrë pjesë në mbledhjen e sotme duke e bojkotuar atë, pavarësisht 3 thirrjeve të kryeministrit Rama për të marrë pjesë ditën e sotme në tryezë.

Ora 17:16
SHBA dhe OSBE çojnë përfaqësues në Këshillin Politik

1595431014_Crawford.jpg
Në tryezën e Këshillit Politik pasditen e sotme janë edhe përfaqësues nga OSBE dhe SHBA-ja. Nga ambasada e SHBA-së është Ian Crawford, shef i seksionit politik dhe ekonomik, i cili ka qenë edhe në takime të tjera, jo vetëm në këshill, por edhe me opozitën në Kuvend.

Ora 17:11
PD-LSI e bojkotojnë, Rama me maskë futet në mbledhjen e Këshillit Politik (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ashtu sikur deklaroi më herët në orën 17:00 ka mbërritur në Pallatin e Kongreseve ku po zhvillohet mbledhja e Këshillit Politik për të diskutuar për listat dhe koalicionet. Opozita jashtëparlamentit e ka bojkotuar takimin.

Ora 14:04
Rama i paralajmëroi, PD këmbëngul: Sot nuk vijmë, nëse doni nesër ose të premten

Kryeministri Edi Rama e paralajmëroi opozitën se fakti që nuk duan të vijnë në mbledhjen e këshillit politik nuk do të arrijnë dot të pengojnë ndryshimet kushtetuese. Por PD-ja këmbëngul duke deklaruar se sot nuk shkojnë në mbledhje dhe nëse PS-ja do, atëherë mund të takohen nesër ose pasnesër.

"Edhe ne gjykojmë që Këshilli Politik duhet të vijojë punë pa humbur asnjë ditë kohë, sepse kemi humbur shumë kohë për miratimin dhe zbatimin e Marrëveshjes së 5 Qershorit. Në këtë kuadër, rikonfirmojmë gatishmërinë tonë për të vijuar punën në Këshillin Politik, të enjten ora 17:00 ose të premten ora 11:00, sipas zgjedhjes tuaj. Gjithashtu, ju konfirmojmë se bashkërisht kemi rënë dakord në Marrëveshjen e 5 Qershorit, që duhet të vijojmë punën në Këshillin Politik për zbatimin e pikave 11 dhe 12 të saj, ku specifikohet se: “11. Masat shtesë: Këshilli Politik do të vazhdojë të diskutojë në mirëbesim dhe të përpiqet të arrijë zgjidhje të përbashkëta ku dhe kur është e mundur të adresohen rekomandimet kryesore të ODIHR lidhur me: (1) blerjen e votës; (2) presionin ndaj votuesve dhe administratës publike; (3) keqpërdorimin dhe abuzimin me administratën publike; (4) marrëveshjet e fshehta me grupet kriminale; (5) lirinë dhe sekretin e votës; dhe (6) manipulimin dhe falsifikimin e rezultateve zgjedhore. Në rast të mosprogresit këto propozime NUK do të ndërhyjnë apo vonojnë një marrëveshje dhe kalimin në parlament të masave të dakordësuara në pikat 1-9.  12. Hyrja në fuqi: Pikat 1, 2, 3, 7, 9, 9, 10 dhe 11 më sipër dhe dy shënimet poshtë do të hyjnë në fuqi për zgjedhjet e ardhshme (parlamentare dhe vendore). Pikat 4, 5 dhe 6 më sipër do të hyjnë në fuqi pas zgjedhjeve të ardhshme zgjedhore dhe parlamentare". Për këtë arsye, kërkojmë mirëkuptimin tuaj për përfshirjen e këtyre çështjeve në Rendin e Ditës së mbledhjes së radhës. Mbetemi në pritje të konfirmimin nga ana juaj!" deklaron Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili.

Ora 13:56
Opozita parlamentare pranon të jetë në Këshillin Politik, Hajdari: Do vij me Murrizin

Opozita parlamentare do të jetë e pranishme sot në Këshillin Politik në orën 17:00, ndërsa do të përfaqësohet si herën e parë, pra dje, nga Rudina Hajdari dhe Myslym Murrizi. "Jam e disponueshme të marr pjesë sot në orën 17:00 ose cdo ditë tjetër që e shikoni të arsyeshme. Gjithashtu ju bëj me dije, se sot gjatë konferencës së kryetarëve u ra dakord nga të gjitha grupet parlamentare, se me 23 korrik do të votohet marrëveshja e 5 Qershorit. Gjithashtu jam dakord me formatin e zgjedhur, do të jem e pranishme në Këshillin Politik, bashkë me kolegun Myslym Murrizi, si përfaqësues të opozitës parlamentare" shkruan Rudina Hajdari.

Ora 13:27
Gjiknuri për refuzimin e opozitës së bashkuar: Takohemi për këshillin kur të doni, por ejani sot

Damian Gjiknuri, përfaqësuesi i mazhorancës në këshill politik, që mbrëmë thërriti në mbledhje për ditën e sotme, ka reaguar pas refuzimit të opozitës së bashkuar. Gjiknuri thotë se pavarësisht refuzimit të tyre është gati të pranojë çdo ditë dhe orar që ata e shohin të arsyeshme, por duhet nxituar pasi ndryshime të rëndësishme kushtuese i presin para. Ndërkohë sot do të mblidhen me opozitën parlamentare, e cila ka konfirmuar pjesmarrjen.

"Të nderuar kolegë

Jemi dakord të takohemi edhe të enjten edhe të premten dhe në çdo kohë që ju e gjykoni të arsyeshme sepse koha është shumë e çmuar në kushtet kur Kuvendi ka një vendimmarrje të rëndësishme në 30 Korrik. Këtu nuk bëhet fjalë thjesht për çështjet e mbetura po për një çështje shumë konkrete, prandaj edhe njëherë ju lutem të konfirmoni praninë tuaj për sot në orën 17:00 pasi opozita parlamentare e ka konfirmuar ndërkohë. 

Duke shpresuar në mirëkuptimin tuaj ju mirëpresim në ora 17:00.

Damian Gjiknuri!"-shkruan përfaqësuesi i mazhorancës në këshill politik.

 

Ora 13:26
Refuzimi i opozitës së bashkuar për këshillin politik, reagon Rama: Të mos shohin gishtin kur gishti tregon hënën

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas refuzimit që opozita e bashkuar bëri për mbledhjen e këshillit politik të ditës së sotme. Në faqen zyrtare në rrjetet sociale Rama shkruan se nuk është koha të veprohet si dikur me kuvendin.

"Miqtë opojashtëparlamentarë duhet të mos shohin gishtin kur gishti tregon hënën! Në 30 korrik do të kemi risi kushtetuese mbi të cilat duhet të ulemi pa humbur asnjë ditë. Prandaj të pranojnë realitetin e të mos e kushtëzojnë Këshillin Politik si Kuvendin dikur,se nuk funksionon!"-thotë Rama.

Ora 13:06
Opozita e bashkuar refuzon këshillin politik të ditës së sotme/ Rama: Mos shihni gishtin kur ai tregon hënën! Gjiknuri: Takohemi në çdo ditë, por ejani sot!

Opozita e bashkuar i është përgjigjur me refuzim ftesës së mazhorancës për mbledhjen e Këshillit Politik ditën e sotme në orën 17:00. Dy përfaqësuesit e saj, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili, thonë se janë dakord të marrin pjesë, por kjo nëse ndodh në orën 17:00 ose të premten në orën 11:00.

Sakaq opozita e bashkuar ka edhe disa kërkesa se për çfarë duhet të mblidhet këshilli politik.

"Në vijim të email-it më poshtë, propozojmë që mbledhja e Këshillit Politik, është e përshtatshme, të zhvillohet të enjten në orën 17:00, ose të premten ora 11:00, sipas kohës tuaj. Në Rendin e Ditës së mbledhjes siç kemi rënë dakord në Marrëveshjen e 5 Qershorit, duhet të përfshihet vijimi i punës së Këshillit për zbatimin e pikave 11 dhe 12 të saj, ku specifikohet se: “11. Masat shtesë: Këshilli Politik do të vazhdojë të diskutojë në mirëbesim dhe të përpiqet të arrijë zgjidhje të përbashkëta ku dhe kur është e mundur të adresohen rekomandimet kryesore të ODIHR lidhur me: (1) blerjen e votës; (2) presionin ndaj votuesve dhe administratës publike; (3) keqpërdorimin dhe abuzimin me administratën publike; (4) marrëveshjet e fshehta me grupet kriminale; (5) lirinë dhe sekretin e votës; dhe (6) manipulimin dhe falsifikimin e rezultateve zgjedhore. Në rast të mosprogresit këto propozime NUK do të ndërhyjnë apo vonojnë një marrëveshje dhe kalimin në parlament të masave të dakordësuara në pikat 1-9.

12. Hyrja në fuqi: Pikat 1, 2, 3, 7, 9, 9, 10 dhe 11 më sipër dhe dy shënimet poshtë do të hyjnë në fuqi për zgjedhjet e ardhshme (parlamentare dhe vendore). Pikat 4, 5 dhe 6 më sipër do të hyjnë në fuqi pas zgjedhjeve të ardhshme zgjedhore dhe parlamentare.”.

Në lidhje me ndryshimin e formatit të përbërjes së Këshillit Politik, nëse ju keni vlerësuar si të përshtatshme zgjerimin e përfaqësuesve të partive politike në Grupin e Punës së Këshillit Politik, atëherë ju bëjmë me dije se Opozita e Bashkuar do të përfaqësohet përveç nesh, edhe nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike z. Gazment Bardhi.

Mbetemi në pritje të konfirmimit tuaj!

Oerd Bylykbashi

Petrit Vasili."

Ora 12:37
Ftesa e Ramës fut në dilemë opozitën, Basha konsultohet me LSI-në

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha dhe n/kryetari i LSI-së, Petrit Vasili mesditën e sotme kanë zhvilluar një takim në selinë blu. E ndërsa paradite Petrit Vasili paralajmëroi bojkotin e tryezës së Këshillit Politik sot në 17:00, ende nuk dihet se cfarë ka vendosur me Lulzim Bashën, nëse ka ndryshim qëndrimi.

Ora 10:34
Listat, LSI refuzon ftesën e Ramës: Do që të ndryshojë Kushtetutën për 6 ditë

Aleatja kryesore e PD-së, LSI-ja duket se ka refuzuar ftesën e Edi Ramës për t'u ulur pasdite në orën 17:00 në tryezën e Këshillit Politik. Pas rikujtesës, që Edi Rama u bëri sot në mëngjes për takimin, n/kryetari i LSI-së, Petrit Vasili shprehet se kryeministri kërkon që të ndryshojë Kushtetutën për 6 ditë duke gënjyer për listat me qëllim heqjen e koalicioneve.

"Ca sqarime per maskarenjte, qe duan izolimin me cdo kusht te Shqiperise! Edi Rama me disa apendikse politike duan te ndryshojne Kushtetuten sepse sipas tyre te gjithe ne Keshillin Politik duhet merrkan diçka. Keshilli politik nuk eshte pazari i gjese se gjalle ku cdo njeri rremben diçka. Puna e keshillit bazohet mbi rekomandimet e OSBE-ODIHR, qe lidhen me ato rilindja ka bere ne dem te zgjedhjeve dhe per fajin e saj. Opozita shqiptare as ka kerkuar dhe as ka marre gje ne Keshillin Politik. Opozita ka diskutuar e dhene mendim per permirsimin e propozimeve te ardhura nga ekspertet qe pasqyronin rekomandimet e OSBE-ODIHR. Dakordesia e 5 qershorit prodhoi nje Kod Zgjedhor me ndryshime per te siguruar zgjedhje normale.

5 qershori kerkoi 6 muaj kohe dhe ekspertize vendase dhe nderkombetare. Edi Rama kerkon sot te ndryshoje Kushtetuten per 6 dite. Edi Rama nuk po hap listat kjo eshte genjeshter e paturp. Listat jane te mbyllura per fituesit dhe te hapura per humbesit. Pra 1/3 e listes eshte e mbyllur ajo qe do dhe vendos kryetari i partise, per pjesen tjeter i thone popullit: zgjidh ke te duash, por ai apo ajo ne parlament nuk do te shkoje.

Edi Rama ka vetem nje qellim: qe te heqe koalicionet vetem per nje arsye sepse eshte i humbur 100%. Pra duhet te shqyhet Kushtetuta vetem se ka tmerr Edi Rama nga humbjet dhe nga zgjedhjet. Pra ky i lemerisur nga humbja shkel te drejta te medha kushtetuese dhe demokratike ne emer te genjeshtres, qe populli te zgjedhe fantazma qe nuk fitojne. Edi Rama qe gjoja flet ne emer te popullit eshte pikerisht ai qe i vjedh voten popullit dhe kete tashme e di gjithe bota.

Edi Rama dhe apendikset e tij jane bashkehajdute dhe shperdorues te votes se popullit. Populli vullnetin e shpreh me Referendum dhe dhe nuk ka nevoje per suflere te kriminalizuar si keta. Keta maskarenj per ca leke dhe per ca vende pune duan te izolojne Shqiperine dhe ta pengojne me cdo kusht qe ajo te integrohet ne Europe. Sot perballe shqiptareve jane armiqte e integrimit. Te izolojme sot me cdo kusht e mjet keta armiq te integrimit, qe duan izolimin dhe mjerimin e shqiptareve" shkruan ai.

Ora 08:35
Rama tjetër ftesë Bashës pasi firmosi paktin me opozitën parlamentare: Duhen dy veta për të vërtetën

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me një mesazh të koduar, që me shumë mundësi është për opozitën jashtëparlamentare dhe më konkretisht për kreun e PD-së Lulzim Basha, i cili ka refuzuar deri më tani t'i bashkohet këshillit politik.

Ky mesazh i koduar vjen një ditë pasi mazhoranca arriti një marrëveshje për reformën zgjedhore, të rënë dakord për marrëveshjen e 5 qershorit, ndërkohë që sot me iniciativë të përfaqësuesit të mazhorancës Damian Gjiknurit do të mbahet një tjetër mbledhje e këshillit politik, në orën 17:00.

Në këtë mbledhje i pranishëm do të jetë edhe kryeministri Rama, i cili dje ftoi edhe njëherë Bashën të mos mungonte. Kryeministri shkoi më tej duke deklaruar se kreu i PD-së nuk duhet të bëjë të njëjtin gabim si në të kaluarën ku refuzonte tryezat e dialogut. 

"Duhen dy veta që të lind e vërteta: Njëri që ta thotë dhe tjetri që ta dëgjojë,"-thotë Rama, i cili citon një shprehje të Henry David Thoreau, një eseist dhe poet amerikan.

/Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ylli: 23/07/2020 00:59

    EC ATY MURRIZ,,,E TREGOVE VETEN C'FARE NJERIU I MIRE QE JE,,,QE MENDON PER TE MIREN E POPULLIT SHQIPTAR,,,,TE FALENDEROJME PER LISTAT E HAPURA...

    Përgjigju
  • Dialogu: 22/07/2020 22:24

    Hahaha hajde edhe bejme dialog ne tryeze, por do te bejme edhe te vendosim si te them une.

    Përgjigju
  • mara: 22/07/2020 20:28

    Mos i prisni më, ata nuk duan shtet, s'e kanë dashur kurrë, që në 1990-ën, e prishën shtetin me qëllim që të vidhnin, të majmeshin dhe të jetojnë në kurriz të shqiptarëve. Kurrë mos bëfshin hajr, njerëz pa din e pa iman. Ky parlament duhet të mbarojë punë me votimin e 5 qershorit, kush nuk do, mos të bëhet pjesë, kush braktis punën në kapitalizëm përjashtohet automatikisht, as që të lut njeri aman hajde. Merrni përgjegjësinë ju që mbani mbi kurriz votat e zgjedhësve dhe bëni shtet.

    Përgjigju
  • THANO: 22/07/2020 18:59

    30 vjet se ben nje pune te mire kjo eshte opozlta e rruges dhe e rrugaceve

    Përgjigju
  • THANO: 22/07/2020 18:52

    POR PD DHE LESH DHE LI NUK KAN VOTA NE PARLAMENT PERSE U BENI RIZHA TE VIJN ATA RRUGEN ZGJODHEN RRUGEN TE MBAJN DHE PER DISA VITE

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 22/07/2020 18:47

    Populli duhet te shkoj masivisht ne votimet qe po vine dhe duhet te votoj kunder KLANITSEKT PS,PD,LSI @ COMPANI.Diten e votimit dhe deri sa te dale rezultati ti qendroj roje votes tij kunder KLANSEKTIT te siperm. E tere klasa politike ate dite duhet percjell e mbyllur ne arkmort. Kjo dite do te shenoj fitoren e vertete te popullit mbi klasen e degjeneruar vrastare te Shqiperise.

    Përgjigju
  • Emi: 22/07/2020 18:36

    30 vjete se bani nje dite te mir shqipnija perj politikes anti shqiptar

    Përgjigju
  • Votues: 22/07/2020 17:48

    Keta qe i largohen tavolines nuk e kuptojne qe i japin pike Rames per kokerr te qejfit. Krahaso kohen kur Berisha te mbyllte cdo dere per dialog dhe votonte ligje e dallkauke pa asnje konsensus.

    Përgjigju
  • QENI MANUSH MYFTI KAKËS: 22/07/2020 15:06

    O NIPI I MANUSH MYFTI KAKËS PEÇO VASILI QË I MORI GRUAN SHOKUT E SOT E KA PËR VETE. KY KLYSHI I MANUSH MUT MYFTIUT PO LUFTON PËR " DEMOKRACI " E PA BESUSHME KLYSHI I BLLOKMENVE ANTARIT TË BYROS POLITIKE MANUSH KAK MYFTIUT QË INTERNOI GJYSMËN E TIRANËS PO NA LUFTOKA PËR POPULLIN SHQIPTAR. KY QEN BASTARD ME EMRIN PETRIT WC VASILLAQI MBASI E GJAKOSI SYRGJINOSI POPULLIN MARTIR DHQIPTAR TANI KY QEN BASTARD NA LU ROLIN SHPËTIMTAR. O POPULL SHQIPTAR THITINI MËNDJES E TRRGOJNI VENDIN KTI QENI RRRUGAÇ HIDHINI KTA FËLLIQSIRA NË KOSHIN E PLERAVE PO DONI JET NORMALE O POPULL I VUAJTUR. Z O T I QOFT ME SHQIPTARËT.

    Përgjigju
    • Arbëri: 22/07/2020 20:01

      AMEN

  • Fatosi-kosove: 22/07/2020 13:19

    Une nuk e kuptoj pse duhet ti behet kaq lutje nbr klike qe ka vendosur te kundershton çdo gje qe eshte shqiptare, pse i behet kaq lutje kur vet ka ikur nga kuvendi,ka zgjedhur rrugen lereni rrugeve, rrugaq si klysht e bashes e mones duhet te flasin para drejtesise e JO per shqiptaret,mos i nderuar Rama mis se po humbesh besimin tek shqiptaret, kriminelet ne PD-burg kurse ata qe duan vendin te punojne per qytetaret.

    Përgjigju
  • Lush berbali: 22/07/2020 12:41

    Sa keq me vjen qe ky Bethrit Vathili nuk po merr pjese !!! E kisha nda mendjen qe ky alamet m*ti do te ishte kandidat per kryeminister i opozites. Gjithmone me ka pelqyer shume me dijet e gjithanshme sa te Lefter Lefter Maliqit. Me nje fjale njeri me gomar se tjetri. Po tani qe Bethriti nuk merr pjese ne takim,kush do te na udheheqe ne shqiptareve te mjere,qe tek Bethriti shihnim te vetmin vend ku mund te peshtynim pa na ardhur keq ?

    Përgjigju
  • raul: 22/07/2020 11:05

    Tit shkolleshumi ka pjerdh, eshte bere si uk shurdh taman si Besnik mustafaj , do te beje garipin ne pleqeri por nuk te shkon o hunderr.

    Përgjigju
  • Besart: 22/07/2020 10:30

    Mjaft PD se lat nam do te futeni ne Guiness per rekordin e genjeshtrave dhe bojkotimeve. O Basha mos bë si njeri i rëndë.

    Përgjigju
    • O I cudituri: 22/07/2020 17:53

      Ore po cfare di ti nga politika? Luli kërkoi vetulla, por nxori edhe sytë.

    • I cuditur: 22/07/2020 15:29

      Ore po luli me zagaret ka kaq kohe qe kane lene punen se nuk e benin dot detyren si anetar parlamenti. Mire bene qe iken dhe doreheqja apo dorelargimi eshte nje e drejte qe e ushtron ai qe e shpall dh e zbaton. Po ju ore vulehumbur pse i luteni ketyre horrave qe kaene djegur 4 here vendin. Paskit qene per t,iu fit ne nje thes se bashku, lidhur gryken e hudhur ne det si mbeturina qe jeni. Turp, turp mallkuar qofshi, sepse kushdo qe le vete punen as nuk paguhet dhe ska asnje te drejte te kerkoje, sic po ndodh, pasi vete u larguan nga parlamenti dhe bash per kete arsye nuk kane asnje te drejtr dhe populli nuk asnje detyrim te degjoje e te marre fryme nden eren e pordheve te tyre. Apo jo z. Kime rtj qe prallisni nga katedrat. Tung.

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Konfirmohet rasti i parë me linë e majmunëve në Kosovë

Konfirmohet rasti i parë me linë e majmunëve në Kosovë