Ftesa për kreun e PD-së, Duka: Rama dhe e fton dhe e përçmon Bashën për mbijetesë personale

Ftesa për kreun e PD-së, Duka: Rama dhe e fton dhe e përçmon Bashën për mbijetesë personale

Agron Duka, kryetar i PAA

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka thotë se ftesa e kryeministrit Edi Rama për bashkëpunim me kreun e PD-së, Lulzim Basha, është një ftesë për mbijetesë personale.

Në një reagim zyrtar Duka thekson kjo është një papërgjegjshmëri përballë papunësisë, varfërisë dhe ngecjes disa vjeçare në procesin e integrimin europian.

Po ashtu Duka shton se me çfarë kredibiliteti do të ketë bashkëqeverisja me Ramën kur ai vazhdon me akuzat ditore shpifëse, përbaltuese  dhe përçmuese për Bashën dhe aleatët e tij në koalicionin "Aleanca për Ndryshim".

‘Rama edhe e fton dhe e përçmon Bashën. Kjo ftesë nuk është për të shpëtuar Shqipërinë por Ramën dhe oligarkinë. Kjo është papërgjegjshmëri  përballë papunësisë, varfërisë dhe ngecjes disa vjeçare në proçesin e integrimin europian. Çfarë kredibiliteti do të ketë bashkëqeverisja me Ramën kur ai vazhdon me akuzat ditore shpifëse, përbaltuese  dhe përçmuese për Bashën dhe aleatët e tij në koalicionin "Aleanca për Ndryshim".

Është koha që Shqiptarët të votojnë ndryshimin i cili në çdo rast fillon me largimin përfundimisht të Ramës nga lidhjet kriminale, nga babëzia dhe nga përqëndrimi i pushtetit politik absolutë tek AI dhe përqëndrimin e  pasurisë në vetëm 4-5 oligarkë preferencial. Bashkëqeverisja me Ramën është bashkëjetesë me krimin e rigjallëruar nga Rilindasit për të vjedhur vota edhe në 25 Prill.

Thirrja "Rama ik" nuk është  një parullë politike por një thirrje që buron nga shpirti i çdo të papuni, të varfëri, të çdo individi dhe biznesi që vuan nga keq-qeverisja Rrumpallë plot gjoba, arrogante dhe babëzi. Disa "rilindas" për pushtet absolut kriminalizuan politikën dhe ekonominë.

PAA - do të jetë aleate kredible edhe në qeverisjen pa 'bashkëqeverisësin Rama' që edhe përpara largimit nga pushteti - pikërisht në nëntor 2020 e uli buxhetin për bujqësinë në vetëm 57 qindarka në 100 lekë.

Eshtë koha për ndryshimin e madh. Është koha për Ramën të kuptojë se koha e tij ka mbaruar.  Është koha që Rama t'a kuptojë se aleanca me krimin për të vjedhur vota për mbijetesë dhe imunitet personal do t'a bëjë më të madhe humbjen dhe më të rëndë dështimin dhe vendin e tij në histori si politikani që për pushtet absolutë kriminalizoi veten dhe Shqipërinë.

Fatin politik të Ramës e përcakton vetë Rama duke mos u kapur me thonjë të përgjakur pas karrikes kryeministrore. Por Ramën mund t'a shpëtojnë nga etja për pushtet absolut votuesit e 25 Prillit me votat plebishitare kundër modelit qeverisjes së rilindasve arrogantë dhe të babëzitur.’-shkruan Duka.

 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Do të zbatojmë politikën më të ashpër antiamerikane’, Kim Jong Un: Kundërveprimi do të nisë në mënyrë agresive

‘Do të zbatojmë politikën më të ashpër antiamerikane’, Kim Jong Un: Kundërveprimi do të nisë në mënyrë agresive