TIRANË – Sondazhi më i ri I “Shqiptarja.com” është duke pritur votuesit e tij për një çështje të hedhur rishtaz në tryezën e politikës shqiptare. A duhet ta pranojnë Rama dhe Meta, apelin e socialistëve europianë për t’u bashkuar në këto zgjedhje?

Që nga hapja e tij në orët e para të ditës së sotme, sondazhi është votuar pro bashkimit, në masën 25% dhe kundër tij, 59%.

Ky sondazh u inicua fill pas idesë së hedhur nga Presidenti i Partive Socialiste Europiane, Sergei Stanishev, që iu ka bërë thirrje dy krerëve kryesorë të së majtës shqiptare të lënë menjanë iluzionet dhe të bashkohen për progres.

KLIKONI KETU PER TE VOTUAR NE SONDAZHIN E SHQIPTARJA.com


Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)