Ftohja tek fëmijët, specialisti Ylli Merja në Report Tv: ‘Stop’ antibiotikëve, ja recetat natyrale për ta kaluar sa më lehtë

Bronkiti është një inflamacion i bronkeve, rrugëve të frymëmarrjes që mbajnë ajrin në mushkëritë tuaja. Kjo shkakton një kollë që shpesh përcjellet me mucus, e cila shqetëson sidomos prindërit, fëmijët e të cilëve preken nga Bronkiti. Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” në “Rreze Dielli” këtë të hënë, mjeku popullor Ylli Merja tregoi simptomat më të shpeshta që shfaq kjo sëmundje tek fëmijët e moshave të ndryshme:

“Shenja të ngjashme me një ftohje të zakonshme, dhimbje fyti, ndezje gjoksi, hundë të mbytura ose rrjedhje hundësh,pak kollë e thatë ose me sekrecione, lodhje ose dhimbje muskulare, Dhimbje koke, pak të vjella, mukozë me ngjyrë të verdhë ose të gjelbër, temperatura shkon deri në 38 “

Ndërsa shtoi se Bronkiti mund të ketë simptoma edhe më të rënda si:

Dhimbje gjoksi, shpeshtim në frymëmarrje mbi 25 në minutë,  dhimbje qafe dhe brinjësh,  sekrecione të shtuara të trasha

Por sipas mjekut popullor Ylli Merja, nëse përdorim disa receta popullore ku përfshihen bimë të ndryshme dhe përzierje çajrash prej tyre mund të kurojmë Bronkitin akut tek fëmijët, më lehtë dhe shpejtë. Ja çfarë sygjeroi ai:

-         Pastrimi i ajrit të shtëpisë ( qepa, ekualipsi)

-         Masazhi i trupit të fëmijës që është më i madh se dy vjeç,  përballë një reflektori në distancë 35-40 cm me pak ekstrakt balsamik ose vaj basani ( 1 lugë supe) dhe 5-6 pika vaj dafine

-         Fëmijët mbi 1.5 vjeç të përdorin çajrat me pak mjaltë

-         Për të gjithë fëmijët avujt me ekualips dhe dafinë në dhomë

-         Fëmijët deri në 1.5 vjeç i masazhojmë trupin me vaj lulebasani dhe 4-5 pika vaj dafine

-         Çajrat më të përdorshëm të jenë me bimë si lule shtogu, aguliçe, peta arre, zhumbricë, mendër, finok, çaj mali

-         Një eliksir me trëndafil të egër, boronicë, frut shtogu dhe mollë të egër

-         Një shurup me qepë të kuqe, limon, 3-4 gozhdë karafili, xhinxher dhe mjaltë

-         Supa me lëng pule, limon, vezë, hudhër, qepë

-         Fëmijëve 0-2 vjeç u bëhet masazh me vaj ulliri ose vaj basani dhe u vendosen tek shpatullat dhe gjoksi copa fanelle të ngrohta

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë