Fuga në Report Tv: S'ikim nga
Teatri, jo negociata për pr/ligjin 

Fuga në Report Tv: S'ikim nga<br />Teatri, jo negociata për pr/ligjin <br /><br>
Aktori Genc Fuga ishte ftuar në emisionin ‘Rreze Dielli’ në Report Tv për të folur për takimin me ministren e Kulturës nesër në orën 16:00 dhe peticionin në lidhje me kundërshtimin e pr/ligjit për artin dhe kulturën. Fuga u shpreh se aktorët kanë dy kushte; ndalimin e projektligjit për artin dhe moslëvizjen e trupës së teatrit nga godina. “Kushtet tona janë dy; Moslëvizja e trupës së teatrit nga godina dhe së dy dyti ndalimi i këtij projektligji kategorikisht. Ligji për kinematografinë nuk ka qenë perfekt, por funksiononte. Kleçka e emërimit me urdhër të ministrit hedh poshtë mandatin e drejtorit të Teatrit Kombëtar.

Ky urdhër pse do ta shkarkojë në një moment të caktuar e bën shumë delikat dhe aspak solid drejtimin e institucionit
”. Ai theksoi se “nuk pranojmë negociata për projektligjin për 14 nene. Ndërsa për çështjen e Teatrit Kombëtar ka një lojë fjalësh të tmerrshme”. Aktorët dje hynë me forcë në sallën e Teatrit Kombëtar dhe kanë deklaruar se nuk do të lejojnë që Teatri të zhvendoset në mënyrë që ti hapet rrugë ndërtimit të ndonjë kulle. “Mbetemi në kuadrin e mos informimit, unë nuk dua ta besoj që Teatrit Kombëtar të jetë i inkorporuar kundrejt një ndërtesë më të lartë. Kjo është artikuluar në disa intervista nga titullari i ministrisë së Kulturës. Është hedhur me shumë elegancë, termi se po punohet me bashkinë dhe për ta arritur në një ndërtesë multifunksionale. Duhet të qartësohet nëse në një godinë ka disa salla dhe kjo nuk do të thotë multifunksionale. Por duhet të qartësohet objektivi. Jemi në një rrezik tjetër” thotë Genc Fuga.  Aktorët i kanë bërë thirrje ministres për takim nesër në orën 16:00 te Teatrit Kombëtar.

Genc Fuga është njëri nga tre kandidatët deri tani për të drejtuar Teatrin Kombëtar. Por sa e pengon kjo lëvizje luftën e përbashkët që është nisur kundër ministrisë? “Është një veprim moral. Kandidimi im dhe i Ema Andreas, vijmë nga trupa pedagogjike" tha ai. Artistët dje kanë protestuar për zhvendosjen e Teatrit Kombëtar tek Turbina. Ata kanë hyrë me forcë në sallën e Teatrit Kombëtar dhe kanë deklaruar se nuk do të lejojnë që Teatri të zhvendoset. Artistët kanë kërkuar që të njihen me projektin për ndërtimin, të bëhet transparencë me administrimin e fondeve dhe të mos monopolizohen institucionet e artit në dorë të ministrit. I ashpër ka qene aktori Bujar Asqeri, i cili me ton mjaft kritik u shpreh se shteti po investon sot për ndërtimin e burgjeve për të rinjtë e jo teatrove.

 

Projektligji i Ministrisë së Kulturës që kundërshtojnë aktorët
Në projektligjin “Për disa ndryshime në ligjin nr. 10 352, datë 18.11.2010, “Për artin dhe kulturën”, publikuar në faqen e Ministrisë së Kulturës, parashikohet që:

-Galeria Kombëtare e Arteve të kthehet në Muzeun Kombëtar të Arteve të Bukura.

– Në institucionet publike qendrore të artit e të kulturës, subjekt i këtij ligji, përfshihen edhe:

f) Qendra Kombëtare e Kinematografisë; g) Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit; gj) Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit”; h) Biblioteka Kombëtare; i) Qendra Kombëtare e Veprimtarive Tradicionale.

– Emërimi i titullarit të institucionit publik qendror nuk bëhet më me vendim të Këshillit të Ministrave, por me “Urdhër të Ministrit përgjegjës për artin dhe kulturën”

-Për bordet artistike të institucioneve, parashikon: “Bordi artistik përbëhet nga 7 anëtarë, nga të cilët një përfaqësues nga Ministria përgjegjëse për Financat, një përfaqë- sues nga Ministria përgjegjëse për Artin dhe Kulturën, ndërsa anëtarët e tjerë janë personalitete të shquara të fushës së artit, veprimtarive shoqërore ose përfaqësues nga fusha e biznesit. Anëtarët miratohen me urdhër të ministrit përgjegjës për artin dhe nuk mund të jenë të punësuar në institucionin, pranë të cilit funksionon ky bord.

Emërimi i tyre bëhet për një afat 4-vjeçar. Lirimi dhe shkarkimi, para përfundimit të këtij afati, bëhet nga ministri përgjegjës për artin dhe kulturën, për shkelje të ligjit ose për arsye të mosfunksionalitetit të tij.”

-Mënyra e funksionimit të Bordit përcaktohet në rregulloren e miratuar me Urdhër të ministrit përgjegjës për artin dhe kulturën.

-Miratimi i veprimtarive artistiko-kulturore në institucionet publike qendrore të artit dhe kulturës, njësitë e qeverisjes vendore dhe institucionet të tjera publike.

1. Miratimi i veprimtarive artistiko-kulturore në institucionet publike qendrore të artit dhe kulturës, njësitë e qeverisjes vendore dhe institucionet të tjera publike bëhet me Urdhër të titullarit pas propozimit nga kolegjiumi i institucionit përkatës.

2. Kolegjiumi ka në përbërje jo më pak se 3 nëpunës ose punonjës, të përcaktuar me urdhër të titullarit.

3. Mënyrat e funksionimit të kolegjiumit për institucionet qendrore të artit dhe kulturës propozohen nga institucioni dhe miratohen nga ministri përgjegjës për Artin dhe Kulturën.

4. Mënyra e funksionimit të kolegjiumit për njësitë e qeverisjes vendore dhe institucionet e tjera publike miratohen nga titullari i institucionit.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Rusia pretendon se ndaloi sulmin e papritur të Ukrainës në rajonin e Kurskut

Rusia pretendon se ndaloi sulmin e papritur të Ukrainës në rajonin e Kurskut