Fuga: Projektligji i Akademisë së Shkencave një këllirë, dështim i paparë

Fuga: Projektligji i Akademisë së Shkencave një këllirë, dështim i paparë

Një projektligj këllirë, që më bën të vjell, dhe që e kthen akademinë e shkencave më keq sesa është, në një klub pensionistësh që vijnë të tundin derën dhe u ngatërrohen nëpër këmbë atyre që duan të punojnë!

Një dështim i paparë! Unë dje në Komisionin e edukimit dhe të mediave denoncova gjerësisht para deputetëve abuzimin me paranë publike në akademinë e shkencave dhe u thashë deputetëve se statusi i tyre i detyron para ligjit t’a hetojnë këtë çështje. Ma ndërprenë fjalën sidomos një deputet që nuk donte të dëgjonte nga këto gjëra.

Ai harron se pasi e thashë zyrtarisht, është ai që ka për detyrë ta ndjeki këtë çështje përndryshe fsheh paligjshmërinë dhe bëhet mbrojtës i saj!
Kaosi ynë juridik dhe i funksionimit të Kuvendit bën që të vijë një projektligj që shkel jo vetëm kushtetutën, por edhe në nja dhjetë nene e pika edhe ligjet në fuqi!

Projektligji për akademinë e shkencave shkruar nga vetë akademia e kalbur dhe e jashtëligjshme e shkencave, e bekuar nga ministria e paaftë e arsimit, dhe e paraqitur nga një deputete që nuk merr vesh as nga shkenca dhe as nga jurisprudenca ka pa fund shkelje ligjore është sjellë në kuvend me pafund shkelje kushtetute dhe proceduriale, nuk ka as raport financiar dhe as logjikë
është hedhur poshtë nga ekspertët e Bashkimit europian, përfytyron një akademi që nuk merret vesh se çfarë është, as mish as peshk, madje as midhje e as gaforre.

Ministre shkence?
Komitet shkencor koordinues?

Polici e trurit?
Shkop për të rrahur universitetet?
Bashkësi, trupë apo kope shkencëtarësh?
Institut shkencor i ndërtuar si shportë karavidhesh?
Kupolë totalitare institutesh shkencore të tjera?
Apo klub pleqsh, pensionistash të pasur që ngaqë nuk kanë çfarë bëjnë në shtëpi, në vend të shkojnë klubeve apo hijeve të mrizeve, vijnë marrin pension të majmë, vijnë tundin derën dhe u ngatërrohen nëpër këmbë universiteteve dhe instituteve shkencore duke bërtitur :

Mos na harroni qafiraaa!
Jemi ne këtuuuuuuu!
Projektligji më qesharak që kam parë. Nëse komisioni i arsim dhe medias e kalon në seancë atëhere përfundimi është i qartë jo më për akademinë por edhe për vetë Kuvendin!
Nuk ka dalë ende një burrë a grua që të tregojë se ku ndryshon ky projektligj i propozuar nga ai ekzistuesi?
Kur një projektligj përsërit të vjetrin, nuk janë më pleqtë e akademisë së shkencave që tundin derën, por do të ishin edhe deputetët tundësa dere.
Të shohim!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Sulm masiv me raketa në Kharkiv! Zelensky: 2025 bëhet viti i paqes për Ukrainën

Lufta/ Sulm masiv me raketa në Kharkiv! Zelensky: 2025 bëhet viti i paqes për Ukrainën