PRISHTINE- Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fule  do të qëndrojë sot në Prishtinë, ku pritet të njoftojë fillimin e punës për Studimin e Fizibilitetit – hap ky drejt Marrëveshjes për Stabilizim Asociim.

Komisioni Evropian ka paralajmëruar Studimin e Fizibilitetit për Kosovën, pas arritjes së marrëveshjes për bashkëpunimin rajonal ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, në muajin e kaluar.

Studimi në fjalë pritet të përfundojë kur të jetë gati edhe Raporti i Progresit për Kosovën, përkatësisht gjatë tetorit ose nëntorit të këtij viti.
(sg/europaelire/shqiptarja.com)