Fullani, 2.8 mln dollarë pa
garë për qeratë e Bankës

Fullani, 2.8 mln dollarë pa <br />garë për qeratë e Bankës
TIRANE - SHQIPTARJA.com publikon në shkrimin e sotëm të tjera shkresa dhe vendime për abuzimet e guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani. Fullani, ka vetëprokuruar përmes një vendimi të muajit gusht 2008, të drejtën për të marrë me qera ambiente për Bankën Qendrore me "prokurim të drejtpërdrejtë", duke marrë ofertën e vetëm një kompanie.

Vlera e këtij vetëprokurimi shkon në 6 milionë dollarë. Nga këto, pesë milionë dollarë për të blerë një sipërfaqe 1900 metra katrorë dhe një milionë dollarë për të marrë me qera 1800 metra katrorë. Fullani vendos të merret me qera sipërfaqja 3890 metra katror, në të njëjtën godinë, në të njëjtën kompani që ishte prokuruar dy vite më parë (5 vendime për prokurim në 2 vite). Vlera e këtij prokurimi shkon 2200 mln dollarë. Dokumentet e Bankës tregojnë se vlera e plotë e qerasë së paguar për vitet 2009, 2010, 2011, 2012 arrin në 2.8 mln dollarë. Sipas deputetit socialist, Erion Braçe, kjo është një arsye e mjaftueshme që Guvernatori të dorëhiqet, qoftë dhe për arsyen e vetme se këto shpenzime kanë rrënuar personalitetin e Bankës dhe kanë fyer shoqërinë shqiptare, e cila bën kontrast me luksin e Guvernatorit. LEXONI KETU SHKRIMIN E PLOTE

(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Media: Izraeli voton nesër armëpushimin në Liban

Media: Izraeli voton nesër armëpushimin në Liban