Fullani: Ekonomia shqiptare
kërcënohet nga rreziqe afatgjata
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, lëshon alarmin, si asnjëherë deri tani, për rreziqet që i kanosen ekonomisë së vendit.
TIRANE - Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, lëshon alarmin, si asnjëherë deri tani, për rreziqet që i kanosen ekonomisë së vendit. Banka e Shqipërisë paralajmëroi se ngadalësimi i konsumit dhe investimeve private, që po vihen re kohët e fundit në vendin tonë, rrezikojnë ekonominë shqiptare jo vetëm në këtë periudhë të ndikimit të krizës europiane, por në afatgjatë.
“Rreziqet kryesore që kërcënojnë stabilitetin ekonomik të vendit lidhen me rritjen ekonomike. Një sërë sinjalesh që vijnë nga sektori real dhe ai financiar, tregojnë që tkurrja e bilanceve të konsumatorit dhe njëkohësisht ngadalësimi i investimeve të përdorura deri tani nga agjentët ekonomikë privatë, si masa mbrojtëse ndaj krizës mund të kthehen në një dëm të prospektit afatmesëm të rritjes ekonomike. Tendenca e kursimit dhe e shtyrjes së investimeve rrezikon të ndikojë avantazhet konkurruese të ekonomisë dhe potencialin rritës të saj”,- u shpreh guvernatori Fullani në një aktivitet në kuadër të binjakëzimit mes Bankës së Shqipërisë dhe Bankës së Italisë.
"Tendenca e kursimit dhe e shtyrjes së investimeve rrezikon të ndikojë avantazhet konkurruese të ekonomisë dhe potencialin rritës të saj", tha Fullani.
Guvernatori pranoi se tashmë edhe kredia për ekonominë po kërcënohet nga shkaqe, që, sipas tij, nuk lidhen me Shqipërinë, por me krizën ndërkombëtare, duke kërkuar nga bankat të ekzekutojnë hipotekat e lëna peng për kreditë e pashlyera.
"Duhen nxitur bankat të trajtojnë problemin përmes nismave më të vendosura për ekzekutimin e kolateraleve dhe kredive të humbura. Vlerësimi ynë ka qenë dhe mbetet që vetëm në këtë mënyrë krijohen kushtet për njohjen dhe trajtimin më të shpejtë të problemit, duke shmangur shtrirjen e tij në kohë dhe duke zvogëluar pasigurinë në të ardhmen", tha Fullani.
(gk/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
35.8%
-
Jo
55.6%
-
Nuk e di
8.6%
Vota total: 509
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Biznesmeni amerikan pro-Trump thur planin për të blerë tubacionet ruse të gazjellësit Nord Stream 2
25 Nëntor, 12:32
-
Kremlini: Putini gati për bisedime për paqe me Ukrainën
25 Nëntor, 12:12
-
Kosova po ndërton stacione të reja policore në veri, kryeministri Albin Kurti e konfirmon: Do shërbejë Policia Kufitare!
25 Nëntor, 12:11
-
Pilaf me pulë i mbështjellë në petë nga zonja Albana
25 Nëntor, 11:44
-
Tiranë/ Vrasja e 14 vjeçarit, shtohen efektivët e policisë në të gjithë shkollat e kryeqytetit
25 Nëntor, 11:41
-
Patëllxhanë të mbushur në shtrat salce nga zonja Albana
25 Nëntor, 11:38
-
Durrës/ Lëvizte me kanabis në makinë gati për shitje, në pranga 22 vjeçari
25 Nëntor, 11:34
-
Media italiane: Plani B i Melonit për qendrën e emigrantëve në Gjadër
25 Nëntor, 11:33
-
Integrimi, BE i kërkon Shqipërisë qëndrimin për Kapitullin 6! Pritet të hapet brenda vitit
25 Nëntor, 11:31
-
Misteri i zhdukjes së australianit në Valbonë/ Zbulohen detaje të reja, mesazhi i fundit me mikeshën e tij
25 Nëntor, 11:27
-
Çelet tregu i Krishtlindjeve në Berat! Qyteti i UNESCO-s, i magjishëm me ngjyrat e dritat festive
25 Nëntor, 11:26
-
E rëndë në Itali, shqiptari qëllohet për vdekje me thikë nga bashkëatdhetari i tij (EMRI)
25 Nëntor, 11:18