Fullani firmos marrëveshjen për
parandalimin e pastrimit të parave
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani dhe Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave, Genti Gazheli nënshkruan sot në ambientet e Bankës së Shqipërisë, marrëveshjen e bashkëpunimit ndërmjet Bankës së Shqipërisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave (DPPPP), në kuadër të luftës për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.
TIRANE- Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani dhe Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave, Genti Gazheli nënshkruan sot në ambientet e Bankës së Shqipërisë, marrëveshjen e bashkëpunimit ndërmjet Bankës së Shqipërisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave (DPPPP), në kuadër të luftës për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.Marrëveshja e përbashkët me DPPPP u hartua në përputhje me kërkesat e përcaktuara në ligjin nr. 9917, datë 19.5.2008 “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”, i ndryshuar, si dhe në zbatim të rekomandimeve të misionit FSAP të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Qëllimi i kësaj marrëveshje është rritja e bashkëpunimit midis dy institucioneve, në kuadër të lehtësimit të shkëmbimit të informacionit, duke synuar forcimin e përqasjes së mbikëqyrjes së bazuar në rrezik, në drejtim të parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.
Pas nënshkrimit, Guvernatori Fullani dhe z. Gazheli u shprehën se kjo marrëveshje ka një rëndësi të veçantë dhe vjen si fryt i bashkëpunimit të suksesshëm midis dy institucioneve. Ajo synon të rrisë rolin mbikëqyrës me qëllim forcimin e sistemit parandalues në vend dhe zvogëlimin e mundësive të përdorimit të sistemit financiar për pastrim parash dhe financim terrorizmi.
Gjithashtu, marrëveshja do të ndikojë në rritjen e efektivitetit të dy institucioneve nëpërmjet ndërmarrjes së inspektimeve dhe aktiviteteve tё përbashkëta, duke përmirësuar shfrytëzimin e burimeve njerëzore dhe reduktuar njëkohësisht kostot financiare jo vetëm për to, por edhe për vetë subjektet.
Nga ana tjetër, Guvernatori Fullani theksoi rolin e rëndësishëm që luan në zbatimin e kësaj marrëveshjeje bashkëpunimi me sektorin bankar dhe publikun.
“Duhet të kemi një publik sa më të edukuar, që kupton ligjin dhe është i gatshëm të bashkëpunojë me bankat, në mënyrë që të zbatohet sa më mirë ligji dhe të arrihen rezultatet e duhura në këtë sfidë”, tha Fullani.
Marrë nga "ATSH"
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4393
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Për pak ditë vjen 21 janari, të mos e harrojmë’, Veliaj nga Kuvendi Rinor i Tiranës: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45
-
Hyn në fuqi strategjia afatmesme e të ardhurave, goditje nëndeklarimit të pagave! Buxheti i shtetit do përfitojë 650 mln €
15 Janar, 20:43
-
Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!
15 Janar, 20:39
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, meritë e Trump? Biden: Po bëjmë shaka? Ishte punë në ekip
15 Janar, 20:32
-
Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime
15 Janar, 20:26
-
Jakin Marena: Berisha ‘hyn’ në krevatin e ‘tradhëtarëve’, Bardhi rebelohet me leje
15 Janar, 20:20
-
Hamas: Marrëveshja me Izraelin erdhi si rezultat i qëndresës palestineze
15 Janar, 20:18
-
E ndarë në tre faza, ja çfarë parashikon marrëveshja Izrael-Hamas për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve?
15 Janar, 20:09
-
Shkatërrimi i kartelit italo-shqiptar të narkotrafikut nga Kolumbia, si dhëndri i ‘Diabolik’ bënte pazare me shqiptarët, zbërthehen mesazhet në Sky Ecc
15 Janar, 20:08
-
Komandohet drejtuesja, për herë të parë PD e Shkodrës do drejtohet nga një grua
15 Janar, 19:55
-
Vrasja e biznesmenit Bujar Nasufi tek 'Pallati me Shigjeta', drejtori i Policisë Tiranë: Janë mbledhur prova shkencore dhe kompjuterike, do t'i shërbejnë hetimit
15 Janar, 19:48
-
Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve
15 Janar, 19:31