SHKODER - I mbetet drejtësisë tashmë të bëjë punën e saj pas arrestimit të bujshëm të guvernatorit të Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani, tashmë të shkarkuar nga detyra.
Këtë mesazh përcjell nga qyteti i Shkodrës, ambasadori italian në vendin tonë Massimo Gaiani. Duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve pas një takimi që zhvilloi me kreun e bashkisë Lorek Luka, Gaiani tha se prokuroria duhet të vazhdojë të punojë e pavarur.
“Ka një hetim rrugës dhe presim vendimin e gjykatës. Nuk mund të them asgjë tjetër, por rëndësi ka që të jetë e siguruar pavarësia dhe profesionaliteti i Bankës së Shqipërisë, që është një institucion i rëndësishëm. Ajo që mund të them është se qetësia e tregjeve tregon që sistemi bankar është solid dhe funksionon normalisht”, tha ambasadori Gaiani.
Sipas kreut të diplomacisë italiane, sistemi bankar në vendin tonë është normal dhe i sigurt, edhe pas skandalit që shpërtheu në këtë institucion me vjedhjen e parave në thesarin e shtetit në Linzë.
Gaiani nuk la jashtë vëmëndjes edhe bojkotin parlamentar të opozitës, duke ritheksuar qëndrimin se vendi i saj është në Kuvend.
“Kemi ftuar të gjitha partitë politike të punojnë bashkë, të zhvillojnë dialogun. Vendi ku ndërtohet demokracia është parlamenti dhe prandaj ftojmë në çdo rast dhe bëjmë apel që ky dialog të përmirësohet dhe të krijohen mundësi për të bashkëpunuar bashkë”, u shpreh ambasadori i Italisë në Shqipëri, Massimo Gaiani.
Deklaratat e ambasadorit Gaini ka ardhur pas takimit të zhvilluar në bashkinë e Shkodrës me kryebashkiakun Lorenc Luka dhe me deputetin e parlamentit italian Fabio Parta.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO
drejtësia të punojë e pavaru">