Fullani: Jemi dakord me FMN-në
s'ndryshon norma e interesit

Fullani: Jemi dakord me FMN-në<br />s'ndryshon norma e interesit
TIRANË - Guvernatori i Bankës së Shqipërisë ka deklaruar, gjatë konferencës së zakonshme për shtyp lidhur me mbledhjen e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, se në bisedime me misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar është gjetur gjuhë e përbashkët dhe se alternativat që ka paraqitur BSH për përmirësimin e gjendjes ekonomike në vend janë të ngjashme me ato të FMN-së.

“Diskutimet janë fokusuar mbi ekonominë shqiptare dhe perspektivat e saj, ku dua të citoj me pozitivitet që alternativat e Bankës së Shqipërisë do të jenë në të njëjtin drejtim me FMN-në.

Sa u përket hollësive, të premten do të ketë një konfererencë të përbashkët, ku do të japim edhe rezultatet e punës së misionit. Ajo që bie në sy është një diskutim me një dakortësi të plotë dhe ku natyrisht shikohen rrugë të qarta për një strukturim afatmesëm dhe perspektiva të qarta afatgjata”, tha Fullani.

Banka e Shqipëria vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në nivelin 3.5 për qind. Kjo ndikohet nga niveli i ulët i inflacionit, që nuk përbën rrezik për një normë të ulët, ndërkohë që do të stimulonte kreditimin dhe konsumin.

Guvernatori theksoi se rritja e ekonomisë do të jetë në nivele të ulta ndërsa do të ketë rritje të borxhit publik në fund të 6-mujorit të dytë të vitit. Ai theksoi se gjatë muajit gusht ka pasur një rënie të shpejtë të inflacionit vjetor në nivel 1.2 % ndërsa ecuria e çmimeve të konsumit reflekton kërkesën e ulët në ekonomi dhe hendekun negativ të prodhimit.

Sipas guvernatorit ecuria e sektorit privat është ende e dobët ndërsa ka pasur tkurrje të defiçitit tregtar të shkaktuar nga rritja e lartë vjetore e eksporteve.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë