Të ardhurat fiskale u rritën me 3.7% gjatë tetë muajve të parë të vitit, duke regjistruar ritme historikisht të ulëta rritjeje, tha ai në një prononcim për median. Sipas guvernatorit, Banka e Shqipërisë gjykon se frenimi i konsumit, si reagim ndaj pasigurisë mbi ecurinë ekonomike në të ardhmen, mund të shndërrohet në një spirale ndikimesh të ndërsjella midis treguesve makroekonomikë.
“Tkurrja e konsumit shoqërohet me rënie të kërkesës së brendshme, duke çuar në ngadalësim të rritjes ekonomike dhe në rënie të të ardhurave të familjeve në një kohë të dytë”, shtoi Fullani, duke paraqitur një tabllo shumë më pesimiste se ajo, me të cilën “ushqen” opinionin vazhdimisht kryeministri Berisha.
Guvernatori Fullani tha se Banka e Shqipërisë ka lënë të pandryshuar normën bazë të interesit për lekun në nivelin 4%, duke theksuar se inflacioni ka shfaqur tendenca rritëse gjatë muajve të fundit.
(ge.ko/Shqiptarja.com)