TIRANE- Skandali i vjedhjes së 713 milion lekë të reja nga Thesari i Bankës së Shqipërisë, duket se do pasohet me një tjetër skandal në BSH, ku këtë herë janë shpenzimet tejet të fryra financiare nga drejtuesit e këtij institucioni. Tashmë, në prokurorinë e Tiranës ka nisur një hetim paralel për këtë çështje nga prokurori Ndini Tavani, i cili katër ditë më parë sekuestroi në arkivën e BSH, një sërë kontratash dhe dokumentash të tenderave që ish-guvernatori Adrian Fullani ka lidhur me subjekte private.

Mes kontratave të qerasë me subjektin “Halili”, pronarëve të godinës ku ndodheshin zyrat e ish-kompanisë VEFA, dhe disa kontrata të tjera, që bëjnë fjalë për blerjen e sendeve kancelarike, prokuroria po verifikon me imtësi një kontratë kateringu (Ushqim i porositur).