Fullani kritikon bankat:
Po na destabilizoni vendin
Në një sulm të pashembullt, guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, ka kritikuar ashpër politikën e frenimit të dhënies së kredive, të aplikuar kohët e fundit në vendin tonë nga bankat me kapital të huaj.
VJENE- Në një sulm të pashembullt, guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, ka kritikuar ashpër politikën e frenimit të dhënies së kredive, të aplikuar kohët e fundit në vendin tonë nga bankat me kapital të huaj.
Gjatë fjalës së tij në konferencën që shënon përvjetorin e 20-të të Joint Vienna Institute, guvernatori deklaroi se kufizimet e vendosura në kreditim janë të padrejta dhe përbëjnë një kërcënim për stabilitetin financiar dhe atë fiskal të vendit.
“Që prej fundit të vitit 2011, krahas presioneve të krizës, po përballemi me një problem të ri, uljen e shpejtë dhe të konsiderueshme të ekspozimit të grupeve të huaja bankare ndaj borxhit privat dhe atij publik. Ky proces nuk u arsyetua mbi gjendjen në Shqipëri, por u imponua në mënyrë të papritur nga jashtë, duke krijuar vështirësi të konsiderueshme për financimin e borxhit publik, si dhe për konsumin privat dhe veprimtaritë e investimit. Të gjitha këto implikime negative mund të cenojnë më tej stabilitetin financiar dhe atë fiskal”, tha ai. “Ne na u desh të mbanim një barrë që duket e padrejtë”, shtoi Fullani.
Guvernatori përmendi shembullin e tërheqjes së bankës “Raiffeisen”, që mbante rekordin e letrave me vlerë të qeverisë shqiptare, nga tregu i bonove të thesarit dhe problemet që kjo shkaktoi në sistemin financiar.
Pa e përmendur direkt me emër këtë bankë, ai deklaroi se “një nga bankat e huaja që operon në Shqipëri e uli ekspozimin ndaj borxhit të qeverisë shqiptare me 3 pikë përqindjeje të PBB-së brenda rreth një periudhe tremujore. Këto veprime shkaktuan zhbalancime në nivelin e likuiditetit në tregun ndërbankar, të cilat nuk mund të zgjidheshin në një kohë të shpejtë për shkak të problemeve strukturore. Këto zhbalancime u shoqëruan me rritje të normës së interesit për letrat me vlerë të borxhit të qeverisë, duke kufizuar mekanizmin e transmetimit të politikës monetare”.
(gk/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
35.7%
-
Jo
56%
-
Nuk e di
8.2%
Vota total: 473
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kosova po ndërton stacione të reja policore në veri, kryeministri Albin Kurti e konfirmon: Do shërbejë Policia Kufitare!
25 Nëntor, 12:11
-
Pilaf me pulë i mbështjellë në petë nga zonja Albana
25 Nëntor, 11:44
-
Tiranë/ Vrasja e 14 vjeçarit, shtohen efektivët e policisë në të gjithë shkollat e kryeqytetit
25 Nëntor, 11:41
-
Patëllxhanë të mbushur në shtrat salce nga zonja Albana
25 Nëntor, 11:38
-
Durrës/ Lëvizte me kanabis në makinë gati për shitje, në pranga 22 vjeçari
25 Nëntor, 11:34
-
Media italiane: Plani B i Melonit për qendrën e emigrantëve në Gjadër
25 Nëntor, 11:33
-
Integrimi, BE i kërkon Shqipërisë qëndrimin për Kapitullin 6! Pritet të hapet brenda vitit
25 Nëntor, 11:31
-
Misteri i zhdukjes së australianit në Valbonë/ Zbulohen detaje të reja, mesazhi i fundit me mikeshën e tij
25 Nëntor, 11:27
-
Çelet tregu i Krishtlindjeve në Berat! Qyteti i UNESCO-s, i magjishëm me ngjyrat e dritat festive
25 Nëntor, 11:26
-
E rëndë në Itali, shqiptari qëllohet për vdekje me thikë nga bashkëatdhetari i tij (EMRI)
25 Nëntor, 11:18
-
Kryetarja e OSBE: Shqipëria, progres në luftën kundër korrupsionit
25 Nëntor, 11:14
-
Dumani: Në filtër vendimet e Vetingut! Shqetësim gjyqtarët e prokurorët që janë në sistem, ka premisa që kryejnë akte korruptive! Me iniciativën tonë hetojmë të shkarkuarit
25 Nëntor, 10:48