Fullani kundër Berishës, kërkon
tavan të ri për borxhin publik
Në një dalje të rrallë kundër objektivave të shpallura të qeverisë, guvernatori i Bankës së Shqipërisë deklaroi se Shqipëria duhet të përcaktojë një tavan të ri të borxhit publik, në përputhje me kushtet e reja në të cilët ndodhet ekonomia dhe buxheti. (Foto: Ardian Fullani)
TIRANE- Në një dalje të rrallë kundër objektivave të shpallura të qeverisë, guvernatori i Bankës së Shqipërisë deklaroi se Shqipëria duhet të përcaktojë një tavan të ri të borxhit publik, në përputhje me kushtet e reja në të cilët ndodhet ekonomia dhe buxheti. Duke folur në një konferencë për shtyp, Fullani tha se Banka e Shqipërisë nuk sugjeron një shifër konkrete, por kërkon një objektiv të ri, që të garantojë qëndrueshmëri afatgjatë, por pa masa shtrënguese ekstreme që do t’i merrnin frymën ekonomisë.
Në analizën e Bankës së Shqipërisë, ekonomia ka vijuar me ritme të ulëta të rritjes edhe në pjesën e parë të vitit 2013, hap ky i përcaktuar kryesisht nga kërkesa e dobët konsumatore.
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mbajti të pandryshuar normën bazë të interesit në nivelin 3.75%. Ekonomia në rritje të ngadaltë dhe kërkesa e dobët nuk krijon presione të forta inflacioniste, ndaj guvernatori paralajmëroi vijimësinë edhe në muajt e ardhshëm të politikës monetare stimuluese.
Në konferencën për shtyp, Fullani tha se "ecuria e inflacionit vijon të përcaktohet nga çmimet e ushqimeve, kontributi i tyre përbën rreth 90% të inflacionit total. Nga ana tjetër, inflacioni i artikujve ushqimorë është balancuar nga reduktimi i inflacionit të mallrave të konsumit jo-ushqimor. Inflacioni i kësaj kategorie ka reflektuar rënien e çmimit të naftës, si pasojë e reduktimit të çmimit të saj në tregjet botërore", tha ai.
Fullani tha se "kërkesa e huaj do të jetë nxitësi kryesor i rritjes së aktivitetit ekonomik, ndërkohë që në të njëjtin kah, por me intensitet më të ulët, pritet të kontribuojë edhe politika fiskale gjatë vitit në vazhdim. Nga ana tjetër, ecuria e konsumit dhe investimeve private mbetet e dobët dhe e paqëndrueshme".
Sipas tij, do të vijojë rritja ekonomike nën potencial.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
26 Nëntor, 23:23
A po japin rezultat protestat e PD-së?
-
Po
14.9%
-
Jo
80.7%
-
Nuk e di
4.4%
Vota total: 616
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ushtria libaneze apel banorëve: Shmangni zonat ku forcat izraelite janë ende të pranishëm
27 Nëntor, 08:39
-
Autobiografia e Merkel: Vetëm anëtarësimi në BE sjell paqe në Ballkan
27 Nëntor, 08:33
-
Greqi/ U kapën me 30 kg marijuanë, 2 shqiptare në pranga
27 Nëntor, 08:31
-
Panik në Ekuador, aeroplani rrëzohet në mes të rrugës! Humbin jetën dy persona, plagoset një tjetër (VIDEO)
27 Nëntor, 08:19
-
Hamasi është gati për një armëpushim me Izraelin në Rripin e Gazës
27 Nëntor, 08:11
-
Vranësira dhe temperatura deri në 19 gradë, parashikimi i motit për sot
27 Nëntor, 07:57
-
Vendosni një ekulibër midis punës dhe dashurisë, çfarë kanë rezervuar yjet për sot
27 Nëntor, 07:50
-
Lufta në Ukrainë/ Oficerët ukrainas informojnë NATO-n për raketën balistike të lëshuar nga Rusia në Dnipro! Ministri i Mbrojtjes, Umerov takime sot në Seul
27 Nëntor, 07:48
-
'Daily Express': Shqipëria, vendi i vogël evropian më i bukur se Greqia dhe Kroacia
27 Nëntor, 07:33
-
Lufta e Izraelit me Hezbollahun/ Hyn në fuqi armëpushimi, festë në rrugët e Bejrutit
27 Nëntor, 07:26
-
Trump nënshkruan marrëveshje me Shtëpinë e Bardhë për të filluar zyrtarisht transferimin e pushtetit
27 Nëntor, 07:13
-
Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë
26 Nëntor, 22:57