Fullani, një dështak i sukseshëm

Fullani, një dështak i sukseshëm
Z. Ardian Fullani ka lindur nw vitin 1955 dhe është diplomuar si Ekonomist pwr Financat pranë Universitetit të Tiranës, Fakulteti Ekonomik, Dega Financë, në vitin 1977 dhe si Jurist po pranë Universitetit të Tiranës, Fakulteti Juridik, në vitin 1991. Shoket e tij te shkolles e mbajne mend si nje person shume hokatar, i shoqerise, me pak deshire per te studjuar.

Pas nje eksperience fillestare pune ne ndermarrjet e tregtise se brendshme, në vitin 1985 fillon pune  ne Banken e Shtetit, ku shpejt arrin te behet ZvDrejtor i Departamentit të Jashtëm në periudhën 1987 – 1990. Në këtë funksion Fullani merr pjese në ekipin që në vitin 1990 bëri operacion famekeq valutor, duke blere valute prane bankave nderkombetare dhe duke bere spekulime pa sukses ne tregjet valutore, që i sollen Bankës së Shqipërisë disa fitime te par ateparendesishme dhe ne fund një borxh ndërkombëtar ne nivele dhjetera milione dollare. Po ne vitin 1990, Fullani kalon në Bankën Tregtare Shqiptare, si Drejtor i Departamentit të Jashtëm, deri në vitin 1992.

Fullani bëhet pjesë e Bankës së Shqipërisë  që prej krijimit të saj në vitin 1992, dhe deri ne vitin 1996 mban postin e Drejtorit të Departamentit të Jashtëm. Edhe pse kishte bere pjese ne ekipin e bankiereve shqiptare qe i sollen Shtetit nje borxh valuator te konsiderueshem, per ironi te fatit, ai caktohet koordinator dhe pjesëmarrës në Komitetin e Bisedimit të Borxhit të Jashtëm të Shqipërisë me Klubin e Parisit dhe në Komitetin Këshillues të 40 bankave kreditore, gjatë ristrukturimit dhe zgjidhjes së borxhit të jashtëm të prapambetur të vendit.

Eksperienca e Fullanit me Bankën Italo-Shqiptare i përket periudhës 1997-2004, fillimisht si Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm dhe Drejtor i Departamentit Financiar e më vonë si Drejtor i Përgjithshëm i Bankës. Deri ne momentin kur e la kete banke, aktiviteti i saj rregjistronte humbje serioze.

Nderkohe, z. Fullani ka mbajtur edhe funksionet e Presidentit të Shoqatës Shqiptare të Bankave, të Institutit të Studimeve dhe  Asistencës Bankare, si dhe të Komisionerit në Komisionin e Letrave me Vlerë.
Në vitin 2004, Ardian Fullani, per shkak te angazhimit te tij politik dhe miqesise koniukturale me Fatos Nanon, zgjidhet per here te pare ne postin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, për një mandat shtatëvjeçar. Sipas kerkesave te Ligjit per Banken e Shqiperise te vitit 1997, ky post presupozon nje bankier me pervoje dhe me kualifikime shkencore.  Guvernatori i porsazgjedhur nuk kishte asnje kualifikim shkencor dhe nuk kishte dhene qofte nje dite leksion ne Universitet per ekonomine bankare.

Ne vitin 2011, Ardian Fullani zgjidhet per here te dyte nga Kuvendi i Shqiperise, me propozim te Presidentit, si  Guvernator i Bankes se Shqiperise. Banka qendrore e vendit, gjate gati 10 viteve te drejtimit te tij, njihet si nje institucion nepotik, shume prane qeverise se djathte te Kryeministrit Berisha, duke e ndihmuar ate ne operacione aspak te denja per nje banke qendrore te pavarur te stilit evropian. 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm