Fullani: Norma bazë mbetet 3.5%
ekonomia në nivele të dobëta

Fullani: Norma bazë mbetet 3.5%<br />ekonomia në nivele të dobëta
TIRANË – Banka e Shqipërisë ka mbajtur të pandryshuar normën bazë të interesit, në nivelet minimum historike prej 3.5%.

Lajmi është bërë i ditur nga guvernatori i bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, në një konferencë për shtyp, pas mbledhjes së këshillit Mbikëqyrës.

Fullani ka theksuar se aktiviteti ekonomik është zgjeruar me ritme të ulëta, ndërkohë që kërkesa agregate ka një rritje të lehtë, por investimet private vazhdojnë të mbeten të dobëta, duke mos ndihmuar në këtë mënyrë punësimin.

Inflacioni mbetet i ulqt, megjithatë kohët e fundit kemi rritje tq moderuar të çmimeve, tha Fullani.

Ai është ndalur dhe në politikën fiskale, ku ka vënë në dukje rritjen e lartë të shpenzimeve buxhetore me 10.4% në pjesën e parë të vitit nga qeveria, ndërkohë që deficiti është 2 herë më i lartë se viti i kaluar. Fullani ka theksuar se nevojitet një politike e kujdesshme për pjesën e mbetur të vitit.

Banka e Shqipërisë ka ndjekur një politikë monetare stimuluese dy vitet e fundit, duke ulur shtatë herë radhazi normën e interesit, megjithatë kjo politikë nxitëse nuk ka arritur të gjallërojë kreditimin, i cili pothuajse ka ngecur në vend gjatë këtij viti.
 
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Kërkesa e opozitës për qeveri teknike, Alimehmeti në 'Repoltix': Duhet vullnet politikë nga PD dhe PS! Zarat janë hedhur! Faik Basha: E nevojshme

Kërkesa e opozitës për qeveri teknike, Alimehmeti në 'Repoltix': Duhet vullnet politikë nga PD dhe PS! Zarat janë hedhur! Faik Basha: E nevojshme