Fullani raporton se “ viti 2012 ishte një vit i vështirë ekonomik ku rritja ekonomike ishte e ulët pati ulje të konsumit dhe të investimeve por dhe u rrit dhe borxhi publik.
“Viti 2012 ka qënë një vit i vështirë ekonomik dhe moti i keq reflektoi në uljen e eksporteve. Gjatë këtij viti ka pasur rritje të vogël e pagave e cila ka reflektuar edhe në rritje të çmimeve. Rritja ekonomike ka qenë e ngadaltë, pati ulje të konsumit dhe të investimeve. Kjo situatë do të vijojë edhe gjatë këtij viti dhe papunësia do të jetë e njëjtë si vitin e kaluar në nivelin 13.3%. Deficiti buxhetor u ul si pasojë e uljes së shpenzimeve. Janë rritur kreditë me probleme nga 18 deri në 22 %” theksoi Fullani.
Sipas guvernatorit të bankës të ardhurat publike u rritën me 0.2 për qind. Tregu valutor ka qenë i qetë në balancën kërkesë-ofertë, ndërsa ka pasur një ecuri të dobët e kredidhënies nga sektori bankar gjatë 2012.
Fullani bëri apel që të miratohet sa më parë paketa me masa për sistemin bankar dhe shtoi se sfidë mbetet kreditimi i ekonomisë.
(sg/shqiptarja.com)