Fullani: Rritje e ngadaltë ekonomike
në tre muajt e fundit të 2012-ës

Fullani: Rritje e ngadaltë ekonomike<br />në tre muajt e fundit të 2012-ës
TIRANË – "Të dhënat indirekte mbi ecurinë e aktivitetit ekonomik për tremujorin e katërt të vitit të kaluar, sugjerojnë për një rritje të ngadaltë ekonomike. Kërkesa agregate është mbështetur kryesisht nga rritja e eksporteve, ndërkohë që kërkesa e brendshme private vlerësohet të ketë dhënë një kontribut pozitiv, por të ulët. Nga ana tjetër, shpenzimet e sektorit publik janë tkurrur, duke dhënë një kontribut negativ në rritjen e kërkesës agregate". Kështu ka deklaruar sot në një konferencë për shtyp, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, gjatë prezantimit të raportit mujor të bankës.

"Informacioni për zhvillimet ekonomike në tremujorin e parë të këtij viti është i pakët", - tha Fullani, - "megjithatë, analiza e treguesve indirektë të disponuar sugjeron për vazhdimin e një kërkesë të dobët agregate dhe rritje ekonomike nën potencial. Aktiviteti ekonomik është mbështetur më së shumti nga kërkesa e huaj dhe një stimul më i lartë fiskal, ndërkohë që kontributi i konsumit dhe i investimeve private mbetet i ulët. Konsumi dhe investimet private vazhdojnë të vuajnë nga pasiguria e përgjithshme për të ardhmen, nga ngadalësimi i rritjes së të ardhurave të disponuara, nga prania e kapaciteteve të pashfrytëzuara të prodhimit, si edhe nga kushtet relativisht të shtrënguara të financimit. Këta faktorë janë reflektuar në orientimin në rritje të familjeve shqiptare drejt kursimit dhe në hezitimin e bizneseve për të kryer investime".

Këshilli mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të mbajë të pandryshuar, normën bazë të interesit.
 
I pyetur nga gazetarët nëse kriza qipriote ishte një shenjë që eurozona nuk e ka gjetur stabilitetin, Fullani tha se "përgjigja është shumë e gjërë. Trojka i ka marrë tani përgjegjësitë. Këtë e tregoi edhe hapja e bankave dje në Greqi, që tregoi se situata ishte pozitive dhe nuk kishte probleme për më gjerë. Në këtë mënyrë mund të them se problemi u lokalizua dhe kriza qipriote nuk do ketë ndikim në Shqipëri".

Fjala e plotë e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Netanyahu do t'i paraqesë kabinetit marrëveshjen e armëpushimit në Liban! Zotohet për shkatërrimin e Hamas

Netanyahu do t'i paraqesë kabinetit marrëveshjen e armëpushimit në Liban! Zotohet për shkatërrimin e Hamas