Fullani, rrogë më shumë
se presidenti Nishani

Fullani, rrogë më shumë <br />se presidenti Nishani
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani paguhet me një super rrogë në krye të kësaj banke, të cilën e ka zili presidenti i vendit, Nishani, madje dhe presidentët e dy prej fuqive më të mëdha ekonomike, presidenti rus Vladimir Putin dhe ai i Kinës Hu Jitao.  Ka qënë nënkryetari i grupit socialist Erjon Braçe ai që ka bërë një përllogaritje të fortë për rrogën e Fullanit, duke deklaruar se atij i kushton më shumë se kujtdo tjetër në vend 45 mijë lekë ora. "Shqipëria në krizë? Ardian Fullani merr 45 mijë lekë në orë, ose 360 mijë lekë në ditë", thotë Braçe. I cili ka bërë një përllogaritje.

Sipas tij, Guvernatori i Shqipërisë, Ardian Fullani, ka një pagë të llahtarshme po të marrësh parasysh situatën kritike të ekonomisë shqiptare. Fullani përfiton 45 mijë lekë në orë ose 360 mijë lekë në ditë. "Adrian Fullani-aktualisht Guvernator i Bankës së Shqipërisë, por i përfolur e negociuar si "Kandidat për President", do të jetë pas pak në Kuvend! Diskutohet për Bankën e Shqipërië dhe punën e tij si Guvernator! Guvernatori i BSH-së shpenzon këtë vit 13 milion dollarë për paga, dieta, honorare; veç tyre edhe 7 milion dollarë shpenzime administrative!! Vetëm të ardhurat e tij vjetore si Guvernator arrijnë afër 100 milion lekë; d.mth 8 milon lekë në muaj, ose 360 mijë lekë në ditë pune, ose 45 mijë lekë në orë pune! Ky Guvernator nuk ka moral", ka deklaruar Braçe në momentin e rizgjedhjes në krye të Bankës së Shqipërisë dhe për një mandat tjetër shtatë vjeçar të Ardian Fullanti. "Kur janë ndalur e nuk paguhen faturat e të verbërve, para e tetraplegjikeve, faturat e investimeve të kryera, shpenzimet e BSH-së dhe Guvernatorit janë një skandal marramendës", ka thënë deputeti socialist.

Sipas tij, "Ardian Fullani është Guvernatori i Bankës së Shqipërise prej 7 vitesh. Une nuk mund të shquaj ndonjë meritë të dukshme në aktivitetin e tij të mëhershëm në sistemin financiar shqiptar. Por mbi të gjitha, gjithkush që perpiqet t'i gjejë një meritë në 7 vite të drejtimit të tij në Bankën e Shqipërisë, lodhet kot.

Pertej kësaj, Ardian Fullani në detyren e Guvernatorit të BSH është zyrtari publik më i paguar në Shqipëri. Për të ne paguajmë më shumë se sa për Presidentin, Kryeministrin, Kryetarin e Kuvendit, ministrat, deputetët. Më qartë, ne e paguajmë Guvernatorin Fullani sa për dy presidentë për dy kryeministra, për dy kryetarë kuvendi, për 4 deputetë".

Rroga vjetore e Fullanit është 11 4320 dollarë, paga mujore 9 milionë lekë në muaj. Por ndërkohë një përllogaritje e vogël në pagën mujore të tij, mund të arrihet fare lehtë në përllogaritjen se Fullani paguhet se dy presidentë, dy kryeministra dhe dy kryetarë Kuvendi shqiptar të marrë sëbashku. Çka e nxjerrë atë të një rëndësi të dorës së parë në vend, teksa merr 114 320 dollarë në vit, ndërsa presidenti shqiptar merr 26 297 mijë dollarë në vit. Parakalohen edhe presidenti rus Putin me 81 mijë dollarë, Morales i Bolivisë me 21.6 mijë dollarë dhe presidenti i 1.5 miliardë njerëzve dhe superfuqisë së re ekonomike, Hu Jitao i Kinës me 3 mijë dollarë.

Ndërkohë se disa nga shpenzimet e tij kanë qenë me të vërtetë marramendëse, teksa përtej përllogaritjeve të parave të thata nga paga, honoraret etj, futet dhe trajtimi ushqimor mu në qendër të kryeqytetit, teksa shqiptarët në qendër të kryeqytetit vuajnë për bukën e gojës, pasi fare lehtë këto para për ushqim mund të shkonin për ndonjë mencë popullore. Pasi në vendet e zhvilluara e kanë luksin për pak "komunizëm" të tillë, teksa trajtojnë të vobektet me një vakt gjellë si njerëzit, gjë që s'ka pse të mos aplikohet dhe në Shqipëri.

(Shkrimi u botua sot ne gazeten Shqiptarja.com)
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Operacioni i SPAK/ Detyrim paraqitjeje për gazetarët Artan Hoxha e Elton Qyno, dalin nga SPAK me dosje në duar (VIDEO)

Operacioni i SPAK/ Detyrim paraqitjeje për gazetarët Artan Hoxha e Elton Qyno, dalin nga SPAK me dosje në duar (VIDEO)