Fullani: U ulën investimet private
norma e interesit nuk ndryshon
Gguvernatori i Bankës tha qeveria duhet të jetë e kujdesshme sa i përket heqjes së kufirit të borxhit dhe parashikimit për rritje të këtij treguesi gjatë vitit të ardhshëm, pasi mund të ketë pasoja afatgjatë për ekonominë shqiptare.
TIRANE - Banka e Shqipërisë ka vendosur të mbajë të pandryshuar normën e interesit, në nivelet minimale historike prej 4%. Në një komunikim me publikun, Guvernatori Ardian Fullani deklaroi se investimet private vazhdojnë të jenë të ulëta ndërsa performanca e ekonomisë është e dobët.
“Këshilli mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi që të mbajë, të pandryshuar në normën bazë të interesit në katër përqind. Investimet private mbeten të ulta në prani të shfuqizimit jo të plotë të kapacitetit të prodhimit te pasigurisë së pjesës së brendshme dhe të huaj dhe të kushteve më të shtrënguara të financimit në sektorin financiar,”- shprehet Fullani.
Banka e Shqipërisë ka ulur pese herë normat e interesit që nga korriku i vitit të kaluar. Por, transmetimi i politikës monetare ka qenë i vonuar, për shkak të ngërçit të krijuar me interesat e bonove të thesarit që mbetën të pandryshuara nga janari deri në korrik, si rrjedhojë e tërheqjes së bankave perëndimore nga blerja e letrave me vlerë të qeverisë.
Sipas guvernatorit qeveria duhet të jetë e kujdesshme sa i përket heqjes së kufirit të borxhit dhe parashikimit për rritje të këtij treguesi gjatë vitit të ardhshëm, pasi mund të ketë pasoja afatgjatë për ekonominë shqiptare.
“Politika fiskale e ndjekur gjatë tre tremujorëve të parë të vitit është materializuar në një rënie vjetore të shpenzimeve publike në këtë periudhë, ndërkohë që rritja e të ardhurave ka qenë e ulët dhe deficiti buxhetor i kontrolluar. Tremujori i katërt dhe viti 2013 pritet të karakterizohen nga rritja e shpenzimeve fiskale dhe e deficitit buxhetor. Kjo politikë fiskale rrit stimulin makroekonomik në afat të shkurtër, por ajo duhet të jetë e kujdesshme ndaj nevojës për qëndrueshmëri afatmesme dhe afatgjatë të borxhit publik”, u shpreh Fullani.
(ad.ti/Gre.M/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
37.9%
-
Jo
53.4%
-
Nuk e di
8.8%
Vota total: 2417
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Prishtina i bashkohet Paradës së Shqiptarëve në Tiranë me 200 artistë dhe performues! Veliaj: Kremtojmë së bashku 112 vite pavarësi
26 Nëntor, 09:34
-
5 vjet nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit me 51 viktima, Braçe: Nuk kisha parë aq shumë jetë të humbura në një agim
26 Nëntor, 09:26
-
VIDEO/ Ardian Ismajli më i miri në fushë, Empoli barazon 1-1 me Udinesen! Leçe fiton me Ramadanin
26 Nëntor, 09:26
-
U shkarkua në 2021 pasi nuk provoi burimin e ligjshëm të pasurisë, KPA lë në fuqi vendimin e KPK për gjyqtarin e Apelit të Vlorës, Nazmi Troka
26 Nëntor, 09:23
-
Porositi vrasjen e Saimir Kodrës / ‘Nuk po e gjejmë dot qenin, fle te Plaza’! Pajtime Fetahu: Është edhe Arben Llangozi, do përfundojë si Raviku. Vajza e gjyqtares: Mami e kënaqur që po flet me ju
26 Nëntor, 09:18
-
Bazuar në romanin e Ismail Kadaresë, 'Kthimi i Ushtrisë së Vdekur' një tjetër film që i nënshtrohet restaurimit 4K
26 Nëntor, 09:10
-
Vlorë/ Digjen një makinë dhe një motor në një banesë rrugës për në Kaninë, dyshohet e qëllimshme (VIDEO)
26 Nëntor, 09:00
-
PD mban sot protestën e radhës në rrugët e Tiranës, pritet që drejtuesit të ndahen në disa pika
26 Nëntor, 08:50
-
Kandidat për kreun e FSHA, Luiza Gega sulmon Izmir Smajlajn: Ishin në dijeni të manipulimeve, skandalet s'duhet lejuar të kalojnë në heshtje
26 Nëntor, 08:42
-
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
26 Nëntor, 08:23
-
Aksident në aksin 'Shkodër-Koplik' mëngjesin e sotëm, automjeti përplasi për vdekje 80-vjeçarin
26 Nëntor, 08:15
-
Lufta në Ukrainë, sulm i ri rus me dron në Kiev
26 Nëntor, 07:56