TIRANE- Për afro 45 minuta Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla është takuar me drejtorin e policisë së Tiranës Ardian Çipa.
Takimi është zhvilluar në drejtorinë e Policisë së Tiranës. Burime nga takimi bënë me dije për A1Report e Shqiptarja.com se temë e bisedave ndërmjet dy titullarëve ka qenë operacioni policor “Fund marrëzisë” . Është diskutuar për thellimin e bashkëpunimit mes oficerëve të policizsë gjyqësore me prokurorinë për hartimin e dosjeve sa më të plota hetimore për këtë operacion.
Nga kreu i akuzës në takim është kërkuar që nga oficerët e policisë gjyqësore të plotësohen në mënyrë korrekte kallëzimet që prokuroria të ketë mundësi të hetojë dhe dërgoja para drejtësisë ç’do shkelës të ligjit.
Nga ana e numrit një të policisë së Tiranës ka garantuar një bashkëpunim maksimal kreun e akuzës si dhe ka kërkuar që kallëzimet e bëra deri më tani të hetohen në një kohë të shkurtër për t’i dhënë fund kulturës së pandëshkueshmërisë.
Po ashtu është diskutuar për ndërtimet pa leje, krimet e sofistikuara dhe pastrimin e parave në Qarkun e Tiranës.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Policinë e Tiranës takon Çipën">