Pranvera ka hyrë me dëborë  në vendin tonë! Mëngjesin e sotëm qyteti i Lezhës dhe Kukësi janë zgjuar të zbardhur zbardhur nga dëbora.

Nga ditët me diell që kishin pushtuar vendin javën e kaluar, kjo javë ka nisur me temperatura shumë të ulta, çka mund të shërbejë si një shkak që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi, për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Reshjet e dëborës kanë qenë me dendësi më të mëdha duke krijuar probleme në qarkullimin e mjeteve për shkak të lagështirës dhe ngricave në rrugë. 

Dëbora nuk kanë munguar edhe në qytetin e Korçës dhe Dibrës. Në Korçë, reshjet kanë qenë më intensive gjatë natës, port ë shoqëruara edhe nga shiu, duke bërë që të mos krijohen problem në qarkullim. Edhe në zonar e larta malore në segmentin e Dardhës apo të Voskopojës nuk janë krijuar probleme.

Një pamje piktoreske na vjen edhe nga Bulqiza, ku trashësia e dëborës në qytet ka arritur deri në 7 cm, ndërsa në zonat më të thella 15-30 cm.

VIDEO/Kukes

VIDEO/Korce

VIDEO/DIBER