Fundi i mandatit te Presidentit Topi
Me 20 korrik 2012 para presidencës janë një grumbull njerëzish. Burra, gra, fëmijë dhe nga veshja kuptoheshin se ishin nga veriu. Të gjitha fytyrat e tyre ishin të lodhura, balli me rrudha si të moshuarit dhe ata më të rinj
Me 20 korrik 2012 para presidencës janë një grumbull njerëzish. Burra, gra, fëmijë dhe nga veshja kuptoheshin se ishin nga veriu. Të gjitha fytyrat e tyre ishin të lodhura, balli me rrudha si të moshuarit dhe ata më të rinj. Çdo kush e kuptonte pa hyrë në bisedë me ta se shpirtërisht ishin të vrarë dhe bënin pjesë ne klasën e përmbysur nga vrulli i pamëshirshëm i historisë. Këta njerëz mbas gjetjes së groposjes, mbas pushkatimit të pathyeshmërisë Sokol Sokoli dhe Tom Ndoja të cilët ditën e homazheve, presidenti i Republikës i dekoroi për guximin dhe trimërinë që treguan, pjesa tjetër e këtyre guximtarëve ishin njoftuar më 20 korrik për të marrë dekoratat. Sapo u futëm në sallën e pritjes ku do bëheshin dekorimet erdhi momenti që presidenti Z. Bamir Topi u fut në sallë e cila gumëzhiu nga duartrokitjet. Ai nuk ishte i gëzueshëm sepse ai që e ndjen dhe e vlerëson dhimbjen, do të mbajë atë qëndrim që mbahet në rastet e derdhjes së gjakut dhe dhimbjes të plagëve.
Dekorimi filloi me të ekzekutuarit nga Velipoja që nuk ishin pak por plot 12 burra trima që se deshën asnjëherë komunizmin as bijtë e saj terrorista komunistë.
Ata janë:Ilir Dashi, Dedë Shabani, Nikollë Dashi, Dul Bajrami, Maliq Bajrami, Nikollë Mala, Fran Imajli, Gjok Luli, Ndue Luli, Gjon Sina, Ded Mala, Dom Mark Hasaj.
Të ekzekutuarit nga Lezha janë: Mark Bajraktari Mark Vata, Prek Tahiri dhe Dedë Coku. Të gjithë ata që paraqiteshin tek presidenti për të marrë dekoratën nuk pushonin së uruari e falenderuar Z. Topi me fjalët e dala nga thellësia e zemrës të cilat tregonin dhimbjen e freskët të asaj dite që humbën njerëzit e tyre më të dashur të përlotur por dhe të gëzuar se kaluan plot 22 vjet nga gjunjëzimi i komunistave dhe këta trima, këta kundërshtarë fanatikë të komunizmit që nuk kujtoheshin as se janë gjallë as të vdekur apo të zhdukur.
Këta të pushkatuar nga terroristët komunistë që luftuan për një Shqipëri tjetër, krejt tjetër dhe nga Shqipëria e sotme dhe fjala e tyre e fundit nëpërmes plumbave të skuadrës së pushkatimit ishte “Të Rrojë Shqipëria”.
Këta që dhanë jetën pa u dridhur qerpiku dhe shumë të tjerë nacionalistë do ti dekoronte ky president në fundin e mandatit të tij Presidenti Bamir Topi dekoroi duke vlerësuar guximin dhe trimërinë dhe katër të dënuar për “terrorizëm” në revoltën e Qafë Barit. Ata janë: Martin Leka, Haxhi Bacinovski, Bajram Vuthaj dhe Kostandin Gjordeni, u dekorua dhe Hysen Shoshori për guximin që tregoi duke shpërndarë trakte kundër komunizmit. Me propozimin e kryetarit të bashkisë së Librazhdit Z. Shefki Çota u dekorua dhe Selman Blloshmi pas vdekjes. Të gjithë sa ishin në sallë nuk i linin radhë njëri tjetrit për të takuar dhe falenderuar z. Topi.
“Për të bërë punë të mira duhen njerëz të mirë “ - thotë Napoleoni. I vetmi president që ka bërë për shtresën e të burgosurve politik vlerësime reale. Duke përfunduar dua dhe unë të shpreh urimet e mia për z. Bamir Topi. Falenderime të pakufi dhe suksese në vazhdimin e udhës në politikë për një Shqipëri sic e deshën ata që s’janë më, u plotësoftë pengu i tyre për një Shqipëri pa terroristët komunistë dhe pa bijtë e tyre që kanë uzurpuar dhe sundojne Shqipërinë të cilët pasurohen e mbrojnë baballarët e tyre vrasës dhe gjakatarë. Të dyja gjysmat e partisë komuniste nuk e prekin aspak rezolutën e KE për dënimin e krimeve te komunistave as dhe ligjin e spiunëve kur ne po presim. Po e përfundoj Hygoin:
“Sado që koha të kalojë
Sado që rrobat e zisë të zbardhen nga larja
Për një nënë që ka humbur fëmijën e saj
Është gjithmonë dita e parë e dhimbjes
Dhe zemra mbetet gjithmonë e zezë”
Viktor Hygo
Të gjithë të rënët për një Shqipëri tjetër pushofshin në paqe.
Qoftë lëvdue Jezu Krishti
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.3%
-
Të gabuar
68.4%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 3245
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille
27 Nëntor, 22:55
-
DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr
27 Nëntor, 22:46
-
Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite
27 Nëntor, 22:41
-
Spahiu: Lirimi i Berishës nuk është vendim pafajësie por thjesht masë sigurie
27 Nëntor, 22:38
-
Po tani, ka drejtësi zoti Berisha ?
27 Nëntor, 22:37
-
Kërkesa e opozitës për qeveri teknike, Alimehmeti në 'Repoltix': Duhet vullnet politikë nga PD dhe PS! Zarat janë hedhur! Faik Basha: E nevojshme
27 Nëntor, 22:25
-
Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin
27 Nëntor, 22:19
-
Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës
27 Nëntor, 22:16
-
Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion
27 Nëntor, 21:56
-
Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi
27 Nëntor, 21:51
-
GJKKO i hoqi 'arrestin shtëpiak' Berishës, Kthupi në 'Repolitix': Praktikë gjyqësore, dosja ka shkuar për hetim, Berisha nuk prish më provat! Gazetari: Bien akuzat e PD për kapje të drejtësisë
27 Nëntor, 21:39
-
Prag feste, Rama ndan fotoalbumin e fëmijëve veshur kuqezi
27 Nëntor, 21:35