Fundi i pavarësisë së mbikqyrur
Vetëvendosja kërkoi heqjen e nen. 1.3

Fundi i pavarësisë së mbikqyrur<br />Vetëvendosja kërkoi heqjen e nen. 1.3
KOSOVE - Kuvendi i Kosovës miratoi sot me 98 vota pro, 10 kundër dhe vetëm 1 abstenim amendamentet kushtetuese që shënojnë fundin e pavarësisë së mbikëqyrur.

Me votimin në seancën parlamentare të së premtes ndryshimet hyjnë menjëherë në fuqi. Të gjitha grupet parlamentare kanë përkrahur këto amandamente, përveç Lëvizjes Vetëvendosje e cila dha arsyet e kundërshtimit të tyre duke shprehur edhe votën kundër. 

"Argumentet kryesore të VETËVENDOSJE!s kundër amandamenteve kushtetuese që u votuan sot në Kuvendin e Kosovës ishin sepse nuk u hoq neni 1.3 i Kushtetutës së Kosovës që ndalon Bashkimin me Shqipërinë dhe 2. sepse po forcohet karakteri multietnik kur Kosova dihet botërisht që ka shumicë dërrmuese shqiptare" tha Visar Ymeri. 

Kryetari i Kuvendit Jakup Krasniqi deklaroi që në nisje se gjatë votimit nuk do të lejohet zhvillim debati ndërsa nisma dihej se kërkonte shumicë të cilësuar votash.

Pas miratimit të amendamenteve Kuvendi vazhdoi me pikën e rendit të ditës që ka të bëjë me ratifikimin e marrëveshjes mes Qeverisë së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për mandatin e EULEX-it.

(da.ma/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi