Fundi i turpshëm i një pakice të dhunshme

Fundi i turpshëm i një pakice të dhunshme

Foto nga protesta e djeshme në selinë e PD

Një grusht njerëzish u panë për tre orë të ushtrojnë dhunë pa prerë. U sulën mbi shtëpinë që i rriti, i burrëroi dhe i pasuroi. E goditën me gurë, me varre dhe me çekiç. Ia shpuan trupin me kaçavida. Iu kacavirrën me shkallë si të ishin hordhi majmunësh. Nuk lanë xhama pa thyer e dyer pa shqyer. E pështynë dhe i hodhën gëlbaza. E dhunuan e poshtëruan dhe kishin sy e faqe të thoshin se është shtëpia e tyre. Hipokrizi, cinicëm dhe djallëzi në shkallën më të lartë të poshtërisë.

Ta katandisësh në ditë të hallit, ta rjepësh, ta gërvishish me thonj e t’ia mbushish trupin me plagë të thella dhe prapë të thuash se është shtëpi ime! Paudhësi të tilla bëjnëqë  njerëzit e qytetëruar të dyshojnë në zot. Një turmë as 700-800 vetë, e frymëzuar nga Sali Berisha me tre katër besnikë-deputetë, guxoi të poshtërojë shtëpinë e demokratëve dhe të mbajë nën terror gjithë kryeqytetin e vendit. Mbasi dështon ta djegë goinën e PD kërcënon se do të bëjë gjëmën përsëri, shumë shpejt, më ashpër e më zi.  Ku e gjen fuqinë dhe për llogari të kujt e ushtron dhunën e terrorin kjo lloj turmë delirantësh?! Për turpin dhe fatkeqësisnë e gjithë shqiptarëve fuqia dhe paprekshëmri e tyre ka buruar  dhe ende mbahet gjallë nga ne shqiptarët. Me heshtje i kemi hapur rrugë dhunës, i jemi nënshtruar dhe i kemi brohoritur thirrjet për dhunë e për gjak! Kësaj turme dervishlerësh i atribuam shkëlqimin e një të drejtë absolue.

Kështu kjo pakicë e dhunshme e keq formua, padrejtësisht u ‘burrërua’, mori huqe bajraktarizmi si edhe prijësi i tyre. Me gjuhën e dhunës, me flajorin banal e të turpshëm për mbi 30 vjet pushtuan sheshe e rrugë. Prijsi i turmës me fjalor nacionalist të zgjedhur përdhosi Çështjen Kombëtare dhe e leckosi Flamurin Kombëtar nëpër beteja donkishoteske. Nën thirrjen për trabsformimine shoqërisë e të ekonomisë shkatërroi institucione, pasuri publike prodhuese, hodhi në rrugë të madhe një brez të tërë të ditur e atdhetar që i kishte shërbyer atdheut, jo vetëm në emër të partisë siç duan të thonë këta dervishlerë e mbështetës të tyre. Me urën e zjarrit në dorë dogjën një rivierë të lulëzuar me agrume e portokalle nga Vlora në Konispol dhe ne të trembu i quajtëm heronj, bile iu festojmë edhe përvjetorë lavdie dhe heronjtë e vërtetë të Revolucionit demokratik I kemi varrosur në heshtjen e historisë. Do të duhej 8 janari 2022 që njerëzia të kthjellohej, të hiqte napën nga sytë e të shikonte pogromin e aksionit barbar mbi Godinën e Partisë Demokratike dhe të tmerrohej kur gati u linçuan njerëzit brenda godinës së PD. Nëse nuk do të ndërhynte policia e shtetit edhe skenat e gjakut nuk do të mungonin. Megjithse e mundur turma delirante me gjesdisi rrrugëve të Tiranës duke turfulluar që nuk e shuajti dot etjen e dervishlerëve për të pirë gjakun e demokratëve qytetarë brenda godinës. 8 janari e bëri ndarjen mes dy qytetërimeve në PD. Qyteatria fitoi mbi barbarinë. Barbaria u mund me turp por ajo nuk do të heshtij. Prijsi i tyre me tre katër deputetë ka një mision të pa përmbushur, mision që kanë pranuar ta marrin përsipër:

Destabilizimin e Shqipërisë, pengimin e integrimi të Shqipërisë në BE, nxjerrjen jashtë Shqipërisë e trojeve shqipfolëse të SHBA dhe NATO. Ata që të ngarkojnë me misione të tilla nuk bëjnë shakara. Kështu që turmën me mercenarë do ta shohim prapë nëpër rrugë, më e paktë në numur, më e lodhur por më agresive sepse fundi i tillw vjen për çdo qënie të gjallë. Shqiptarët, si edhe këto muaj të fundit, do t’iu japin atë që meritojnë: neverinë e pa masë. Ky është Fundi i turpshëm që historia iu rezervon turmave të tilla.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tosi: 10/01/2022 06:19

    Ashtu eshte o shoku Pajtim. Keta qafire destabilizatore e kane hak gijotinen. Dhe bashke me ta, Luli, Edi dhe te gjithe ju sahanlepiresit gjakpites te Shqiperise.

    Përgjigju
  • gjergji: 09/01/2022 22:28

    Pajtim: PJESMARRESIT AGRESIV TE PROTESTES SE DHUNESHME ISHIN SHUMICA TROPOJAN,PJESMARRES TE GRUSHTIT SHTETIT 1998 QE NGA S.LUSHAJ,Brecani,Kolicaj,Familja terroriste Luneshi E PLOT HORA TE TJERE TROPOJANE ISH BODIGARD APO NENPUNES TE LARTE TE POLICIS SHTETIT APO TE ORGANEVE TE DREJTESIS SE BASHKU ME FEMIJET E TYRE TASHMA TE RRITUR E TE BURRERUAR.Lexoje me kujdes intervisten e R.Bejkos.Ndaj edhe te gjitha protestat e PD ne gjithe historis se saj ka protogonist vetem tropojan

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja