Fundjavë pranverore e
përshtatshme për piknik

Fundjavë pranverore e <br />përshtatshme për piknik
TIRANE- Në kryeqytet,por jo vetëm është vërtet pranverë dhe kështu parashikohet të jetë dhe fundjava dhe java e ardhshme. Prandaj kush nuk ka bërë plan një shëtitje në natyrë, buzë liqenit, një parku apo pranë bregdetit ta bëjë që tani. Dielli do të shkëlqejë edhe të shtunën, të dielën dhe temperaturat e larta do të jenë mjaft komode për një fundjavë qetësuese që tju ushqejë me më shumë energji positive për të përballuar tensionin e javës së ardhshme.

Nëpër rrugët e Tiranës, të sheh syri kudo lule mimoza. Kanë celur dhe kumbullat e egra, ndërsa në lulishtet e lumit të Tiranës tek tuk të zë syri dhe luledele. Bulevardi kryesor “Dëshmorët e Kombit” vazhdon të jetë i zbukuruar nga dekorimi i luleve me rastin e Ditës së Verës. Ndonëse artificiale, kanë dhënë një atmosferë tepër të bukur në kryeqytet. Njerëzit nëpër rrugë kanë zhveshur rrobat e trasha dhe me ngjyra të errëta të dimrit, duke i zëvendësuar me të lehta dhe shumë ngjyrëshe.

Kopshtet kanë përfituar nga koha e mirë për të nxjerrë fëmijët nëpër parqe për të lozur. Moti parashikohet të jetë kështu deri në mesin e javës së ardhshme, kur dielli do të mbulohet nga retë. Prandaj kush planifikon të bëjë një shëtitje ta bëjë sot, dhe të mos presë fundjavën tjetër.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim