Fundjava, 83 persona
janë ndaluar dhe arrestua

83 persona janë ndaluar dhe arrestuar gjatë fundjavës dhe janë sekuestruar armë zjarri, lëndë eksplozive e municione luftarake, lëndë narkotike dhe mallra kontrabandë.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se 22 drejtues mjetesh janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, pa patentë dhe shpejtësi tej normave të lejuara.

94 leje drejtimi janë pezulluar për shpejtësi tej normave të lejuara në qendra të banuara, si dhe për drejtimi mjeti nën ndikimin e alkoolit dhe në gjendje të dehur. 108 raste janë ndëshkuar për komision, si dhe janë bllokuar 6 automjete për mungesë dokumentacioni.

Mësohet se janë arrestuar 15 persona për narkotikët, krimin ekonomik e trafiqet e paligjshme, shtojnë të njëjtat burime. 19 persona në janë arrestuar në flagrancë për vjedhje, ndërtim pa leje, për dhunë në familje, kanosje, shkatërrim prone. 12 persona për u janë vënë në pranga krime ndaj personit, kundërshtim të punonjësit të policisë, përndjekje. Janë kapur 15 persona në kërkim dhe për armëmbajtje pa leje.

Janë sekuestruar 3 armë zjarri, 7 krëhëra, 281 fishekë, 3 kg lëndë plasëse “Tritol”, 100 kapsolle donator, si dhe 19 kg lëndë narkotike.
Po gjatë kontrolleve, janë shoqëruar për verifikim 34 persona.

Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

U konfliktua me doganierin, nis hetimi për shefin e stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë

U konfliktua me doganierin, nis hetimi për shefin e stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë