Moti i nxehtë ka kapluar vendin, fundjava pritet të sjell temperatura deri në 42 gradë C. Në një intervistë për "Sot live ne Shqiperi" me gazetarin Andi kapxhiu, meteorologu Elvi Jahaj, nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, tha se siç duket i gjithë muaji korrik do të ndikohet nga i nxehti Afrikan.
Deri ditën e premte temperaturat maksimale do të kapin vlerat do kapin vlerat nga 36 deri në 38 gradë C por për shkak të lagështirës në ajër, në trupin e njeriut do ndjehen 3-4 gradë më të larta.
“Vendi ynë është përfshirë nga masat ajrore të thata, të ardhura nga Afrika. Moti do jetë i kthjellët. Temperaturat në ditët që lamë pasa kanë qenë 39.5 gradë celsius në Tiranë.”, thotë Jahaj.
Ai u shpreh se duke filluar nga dita e premte, në vendin tonë do depërtojë një valë e nxehtë ekstreme dhe javën që presim para temperaturat do të kapin 40, 41 dhe 42 gradë C në rang vendi. Sipas tij ky i nxehtë do vazhdojë për ditë të tëra dhe nuk janë normale për vendin tonë. Bazuar tek hartat ai tha se temperaturat më të larta do të jenë në Berat, Elbasan, Gjirokastër dhe Shkodër.
“Këto temperatura kanë qenë prezentë edhe vitet e kaluara, por valët e të nxehtit nuk zgjasin 2-3 ditë, por po zgjasin 6-7 ditë. Duket një tendencë që zgjasin akoma më gjatë. Siç duket i gjithë muaji korrik, do ndikohet nga i nxehti Afrikan dhe temperatura të larta.”, tha meteorologu.