Fundjava e ftohtë, nga e hëna
temperaturat ulen me 4 gradë

Fundjava e ftohtë, nga e hëna<br />temperaturat ulen me 4 gradë
TIRANE - Fundjava do të jetë e ftohtë, madje do të shoqërohet me reshje bore. Ndërkohë që fillimi i javës, dita e hënë do të ketë një ulje të ndjeshme të temperaturave deri në katër gradë.

Hidrometeorologu Metod Marku,  për mikrofonin e Report TV u shpreh se reshjet që priten nuk do të përbëjnë asnjë rrezik.
 
"Shqetësime shohim tek temperaturat të cilat do të bien të shtunën dhe të dielën, por një rënie më e ndjeshme rreth 4-5 gradë pritet për ditën e hënë dhe një rënie tjetër më e vogël për ditën e martë, 1 deri në 2 gradë. Në parametrat meteorologjikë përmendim edhe temperaturën për arsye se gjatë ditës së sotme në pjesën bregdetare dhe në terrene të larta malore ne presim që të ketë erë të fortë e cila do ti kalojë 40 km/orë për momente të shkurtra "- deklaroi Marku.
 
Ditën e martë temperaturat do të kenë sërish rënie dhe më pas java do të vazhdojë në të njëjtat nivele. Reshjet e borës do të bien vetëm në vendet mbi 700 metra mbi nivelin e detit.

(er.nu/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse krijohen kaq shumë parti të reja në Shqipëri?

Kreshnik Spahiu: Pse krijohen kaq shumë parti të reja në Shqipëri?