Fitorja e dytë sezonale e Max Verstappen në këtë sezon të Formula 1 erdhi brenda 8 ditëve. Piloti holandez i Red Bull triumfoi këtë të dielën në Çmimin e Madh të Singaporit pas një të shtunë të jashtëzakonshme, ku fillimisht ia doli në garën Sprint dhe më pas siguroi edhe ‘pole-position’.

Edhe pse 4 herë kampion bote, për Max Verstappen kjo ishte fitorja e parë në karrierë në pistën e ‘Marina Bay’ të Singaporit. Në podium bashkë me Verstappen u ngjitën Charls LeClerc me Ferrari-n si dhe Kimi Antonelli i Mercedes, i cili vendosi një tjetër gurë në murin e titullit kampion për pilot. 20-vjeçari italian ka gjasë ta festojë titullin unik mbas dy të dielave në Çmimin e Madh të SHBA-ve. Kur kanë mbetur edhe 6 gara diferenca mes Kimi Antonelli-t dhe George Rusell është zgjeruar në 102 pikë.

Në vendin e katërt në Singapor u rendit britaniku i McLaren Lando Norris, ndërsa menjëherë pas tij erdhi shoku i skuadrës Oscar Piastri, i cili vulosi 5-shen e parë. Australiani e kaloi Hamiltonin në xhiron e fundit, i cili po vuante me gomat.

Liam Lawson përfundoi i shtati, përpara Nico Hulkenberg dhe George Russell, të cilët kishin startuar në vijën e fundit. Pika e fundit për t’u rrëmbyer, vendi i dhjetë, shkoi për Isack Hadjar.