/ATSH-Arbi Fortuzi/- Me duart në formë shqiponje dhe entuziazmin në maksimum futbollistët shqiptarë kanë ngritur në qiell në formë diamanti flamurin tonë kombëtar. Ndeshjet e kësaj fundjave kanë konfirmuar momentin e mirë të lojtarëve shqiptarë.
Në kampionatin zvicerian Shkëlzen Gashi ka shënuar një dopjetë në fitoren e thellë 6-0 të Bazelit përballë skuadrës Araut.
Në sfidën e luajtur të shtunën, Gashi shënoi fillimisht në minutën e 22-të pas assistit të marrë nga Streller, duke e çuar rezultatin në 3-0, ndërsa në të 63' shqiptari realizoi nga një distancë e largët me një parabolë, duke shfrytëzuar daljen e gabuar të portierit të Araut, për ta vulosur rezultatin përfundimtar në 6-0. Sulmuesi Gashi është një nga bomberat më në formë të kampionatit zicverian.
Ai ka shënuar 20 gola në 23 ndeshje të kampionatit për Bazelin, e për rrjedhojë kryeson edhe renditjen e golashënuesve më të mirë në Zvicër. Ashtu si Gashi edhe Bekim Bala është shndërruar në hero për skuadrën kroate ku ai luan edhe pse goli i tij nuk i ka dhënë fitoren të tijëve.
Sulmuesi shkodran, i cili është shpallur kampion Shqipërie me Tiranën, zhbllokoi që në minutën e 30 sfidën mes Rijekës dhe Dinamos së Zagrebit. Por fatkeqësisht për skuadrën e Rijekut, edhe pse 24-vjeçari qëndroi në fushë gjatë gjithë ndeshjes, ajo u mbyll në barazim 2-2. Gjatë kësaj fundjave edhe Andi Lila ka shënuar një gol mjaft të rëndësishëm për verdheblutë, të cilët barazuan me Interin në "San Siro".
Anësori kavajas jo vetëm që shënoi golin që i dha një pikë dukalëve, por edhe mbuloi më së miri Shaqirin, duke eklipsuar mesfushorin e Interit, që është me origjinë shqiptare por që luan për Zvicrën. Në statistikat e takimit vihet re se janë plot 23 topa të humbura nga Shaqiri në ndeshjen e djeshme e cila ka qenë më e dobëta që kur ka ardhur te Interi. Një gol me shumë peshë shënoi edhe Sokol Cikalleshi në derbin e Splitit Hajduk - RNK, që u mbyll me fitoren 1-2 të skuadrës së sulmuesit kuqezi. Në minutën e 84-rt, kur rezultati ishte mbërthyer në shifrat 1-1, RNK Split fitoi një 11-metërsh, që e shndërroi në gol sulmuesi kavajas.
Për Çikalleshin ky është goli i 10-të sezonal me RNK, ndër të cilët 8 i ka shënuar vetëm në kampionat. Tjetër gol shqiptar në Europë ka qenë ai i Armir Abrashit. Lojtari kuqezi gjeti rrugën e rrjetës, duke ndihmuar skuadrën e tij Grasshopers në fitoren 5-0 ndaj Sionit në sfidën e kampionatit zvicerian.
Mesfushori i kombëtares shqiptare realizoi golin e dytë për skuadrën e tij në minutën e 18-të të sfidës. Ky ishte goli i dytë në këtë sezon të Superligës zviceriane për Amir Abrashin, i cili është një nga lojtarët më të rëndësishëm të përfaqësueses kuqezi.
/Shqiptarja.com