Fundjava sjell plazh mes rrënojash, shezlongët 'peng' i lejeve (VIDEO)

Pa mundur të mbajnë distancën dhe mes gërmadhave të lokaleve shembur nga IKMT në pikun e sezonit ishte kjo fundjavë në Velipojë dhe bregdetin e jugut. Shezlongët ende nuk janë hapur të gjithë për shkak të burokracive për të dhënë lejet që po godasin turizmin edhe më shumë se COVID-i.

Sezoni turistik ka nisur por jo si çdo vit. Në plazhin e Velipojës mbetjet e objekteve të prishura nga IKMT nuk janë hequr ndërsa në Vlorë distancimi social pothuajse nuk është zbatuar fare. Në të gjithë vendin janë hapur qendrat shëndetësore pranë plazheve me masa të reja për të shmangur infektimin me COVID-19.

Në njërin krah pandemia e në krahun tjetër Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së territorit. Pushuesit këtë fundjavë kanë shijuar diellin e detin, por pa shmangur objektet e prishura nga aksioni i fundit.

"Sivjet nuk jemi të kënaqur, këtë kohë mos me pas çadra me të vërtetë jemi të habitur", tha një pushues.

"Më dhimbsen, kanë qenë mjaft të bukura, Nuk është një pasqyrë e mirë dhe nuk kanë penguar ato për momentin", u shpreh një pushues tjetër.

Ende pa zgjidhje ka mbetur vendosja e rojeve bregdetare, duke përbërë problem edhe për mjekët e qendrës shëndetësore që është hapur në 15 qershor.

"Edhe për punën tonë është problematike, pasi vjet na kanë ndihmuar shumë", thotë Vjollca Vocaj, mjeke në qendrën spitalore Velipojë.

Këtë vit bluzave të bardha u duhet të përballen edhe me Covid 19.

"Nëse kemi një rast që dyshojmë në lajmërojmë operatorin tonë dhe kemi hapur një dhomë covid që i transportojmë në Shkodër. Vjen ambulanca nga Shkodra dhe i çojmë atje", tha mjekja Voci.

Fundjava ka populluar edhe plazhet e Vlorës, por distancimi social është nuk i ka bërë në një mendje pushuesit, ku disa shprehen se respektohen dhe të tjerë kanë rezervat e tyre. Jo vetëm vendasit por edhe rusët po shijojnë detin në Vlorë.

'Është një vend i mrekullueshëm', shprehet një turistë i huaj.

Ky sezon do të jetë një sfidë për të gjithë, fluksi i dikurshëm i frekuentimit të plazheve duket ende larg.

I vetmi që ka mbetur i pandryshuar është trafiku pas kthimit nga pushimi i fundjavës.

I.K//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja