Fundjava vendimtare për masat e reja! Qytetarët të pashqetësuar, pa maskë e distancë dalin nga Liqeni! Lokalet e tejmbushura (VIDEO)

TIRANË- Në një kohë kur gjithçka varet nga sjellja e tyre, qytetarët duket se janë aspak të shqetësuar për rritjen e rasteve ditore me COVID dhe kanë vijuar jetën normalisht sikur virusi nuk ekziston.

Report Tv me gazetarin Ermal Qorri është zhvendosur te Kodrat e Liqenit, ku ajo që vihet re është një prezencë e madhe e qytetarëve. Distanca është e vështirë të ruhet, maskën e mbajnë në pjesën më të madhe te gusha, pra janë krejtësisht të pambrojtur, duke u shndërruar në një rrezik për krijimin e një vatre të nxehtë të infeksionit. Për mikrofonin e Report Tv, pavarësisht se vetë nuk janë shumë të ndërgjegjshëm, sipas tyre masat duhet të shtrëngohen më tepër.

"Duhen shtrënguar edhe pak masat".

"Po s'u bë kontroll gjithë popullit, do të ketë pasoja, por s'i bë testimi gjithë popullit mund të kapet, por kështu, jo në asnjë mënyrë. Çoje kufizimin e orarit sa të duash, por jo"

"Duke parë situatën të vendosen masat shtrënguese", thanë qytetarët.

Ka edhe nga ata që nuk besojnë ende në ekzistencën e COVID.

"Çdo njeri ruan vetëveten, grip është, unë e kalova për 3 ditë, njeriu po bëri pak sport dhe po qe pak aktiv e kalon, po të vësh maskë në Liqen turp, ne këtu dalim që të marrim ajër. Si ka mundësi ato që janë shtëpi kurohen, ato që janë në spital vdesin, nuk kam besim, është një xhiro që po e bën bota për të pasuruar kompanitë farmaceutike, unë e kalova po si grup, unë dal që në 6 të mëngjesit bëj vrap, unë them që është fals komplet, është gjë e krijuar, nuk ka ardhur nga Zoti, është xhiro që bëjnë këto njerëzit e pasurit të botës", tha një tjetër.

Uniformat blu janë të pranishme te Liqeni, ku ka pasur edhe ndëshkime për qytetarët, siç u pa edhe në pamjet që Report Tv sjell, por janë disa raste sporadike. 

1614423559_Screenshot3.jpg

Policia duke ndëshkuar qytetarët

Muaji shkurt ka qenë fatal, ku ka shënuar ditë pas dite rekorde rastesh dhe viktimash. Vetëm në 2 ditët e fundit kanë humbur jetën 41 persona. Për Komitetin Teknik të Ekspertëve, situata ka qenë e menaxhueshme, për këtë arsye vendosën që të qëndrojnë në fuqi masat e 2 javëve me parë, pra ora policore për qytetarët, baret dhe restorantet të jetë në 20:00 dhe mësim online në 10 bashki të cilësuar me rrezikshmëri të lartë. Megjithatë, ata kanë bërë me dije se në varësi të sjelljes së qytetarëve, masat do të vlerësohen në një afat kohor më të shkurtër.

1614423347_liqeni.jpg

Qytetarët sot te Parku i Liqenit në Tiranë

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Njoni: 27/02/2021 18:48

    Ore leni mor njerëzit rehat,e keni bo si gogoli ësht thjesh grip sezonal po nejte në shpi bohesh mo keq .mos boni si profesora .e kam me fakte .jetoj dhe jasht asnji nuk I zbato rregullat vetëm thjesh esht me shkatërru kinën mos me bo export

    Përgjigju
  • Bilali: 27/02/2021 13:32

    Njerezit kane fiks nje vit qe durojne limitimet qe sjell covidi, vete natyra e njeriut con qe te pranoj rrezikun sepse sakrificat smund te zgjasin nje perjetesi.Dorzojuni faktit qe te gjith do e kalojne por secili do ket fatin e vete.Shpresoj qe sa me pak te ken fatin e keq

    Përgjigju
  • Teri: 27/02/2021 12:40

    Duhen kontrolluar te semuret aktiv qe dalin nga shtepia. Ata e perhapin. Te gjith nga liqeni vene dhe pse me kovid. Kjo duhet ndaluar.

    Përgjigju
  • Tirona: 27/02/2021 12:31

    Cfar liqeni shiko qytetin me trotuare te ngushta qe qytetaret mezi kalojne nga dyndja e madhe e njerezve

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë