Fundjavë e errët për legjionarët
në Europa League, vetëm humbje

Fundjavë e errët për legjionarët<br />në Europa League, vetëm humbje
Për t’u harrur paraqitjet e ekipeve ku luajnë lojtarët tanë në ndeshjet e fundit të fazës së grupeve në Europa League. Asnjë fitore dhe pothuajse të gjithë janë jashtë kompeticionit të dytë më të rëndësishëm në Europë në rang klubesh.

Alban Meha ka qënë titullar në ndeshjen “pa rëndësi” të Konyasporit kundër belgëve të Gentit për më shumë se 87 minuta por pa lënë gjurmë në këtë ndeshje. Skuadra turke renditet e fundit me vetëm 1 pikë.

Në ndeshjen Osmanlispor – Zyrih, Armando Sadiku e ka nisur nga stoli dhe është futur në fushë në minutën e 60-të në një kohë rezultati ishte 0 me 0 por ekipi zvicerian pësoi dy gola duke u skualifikuar nga “kupa e vogël”. Kujtojmë që tek Zyrihu luan edhe mesfushori tjetër i kombëtares tonë, Burim Kukeli.

Të njëjtin fat ka patur edhe kapiteni i kombëtares shqiptare, Ansi Agolli, që pas avantazhit 1-0 ndaj Fiorentinës ka qënë me një këmbë në raundin tjetër por “Vjollcët” përmbysin gjithçka me dy gola në pjesën e dytë duke nxjerrur jashtë edhe Qarabag-un.

Ndërkaq, në ndeshjet e tjera të darkës bie në sy aktivizimi i Donis Avdijaj-t i cili ka luajtur të 90 minutat në humbjen 2-0 të Shalkes ndaj Salzburgut, por skuadra e tij gjithsesi kishte siguruar kualifikimin e mëtejshëm.

Redaksia Online
K.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Juventusi pëson golin e parë në Serie A, Cagliari e barazon! Lazio përmbys Empolin, Roma del me pikë! Në fushë edhe Milani

GOLAT/ Juventusi pëson golin e parë në Serie A, Cagliari e barazon! Lazio përmbys Empolin, Roma del me pikë! Në fushë edhe Milani