Një anije është fundosur në brigjet e Tunizisë, ku të paktën 40 persona humbën jetën, ndërsa 30 emigrantë të tjerë u shpëtuan nga roja bregdetare.

Më pak se një javë pas mbytjes së anijes që mori jetën e 23 personave midis Maltës dhe Lampeduzës, një tragjedi e re ndodhi sot në Mesdheun qendror. Varka e vogël prej hekuri që mbante afërsisht shtatëdhjetë persona u përmbys në brigjet e Salaktas, në juglindje të Mahdias.

Të gjithë në bord ishin emigrantë, ndërsa anija që u përmbys ishte një anije e vogël. Ato shihen si e vetmja mundësi për më të varfrit që po përpiqen të ikin nga Tunizia.

Walid Chtabri, zëdhënës i Gjykatës së Shkallës së Parë të Mahdias, njoftoi për mbytjen e anijes.

"Dyzet trupa, përfshirë disa të porsalindur, janë gjetur dhe 30 persona janë shpëtuar', tha ai. 

Zyra e prokurorit, shpjegoi ai, ka hapur një hetim për tragjedinë, por nuk është dhënë asnjë informacion në lidhje me shkakun e përmbysjes së anijes, as detaje mbi operacionet e shpëtimit të Gardës Kombëtare./ La Repubblica