Detaje të reja janë zbuluar nga tragjedia e ndodhur në Greqi javë më parë ku një varkë me qindra emigrantë në bord u fundos duke shkaktuar dhjetëra të vdekur dhe qindra të zhdukur. Në bordin e anijes ndodheshin 750 emigrantë sirianë, pakistanezë, egjipitianë të cilët ishin nisur drejt brigjeve greke.
Një prej të mbijetuarve në një intervistë për CNN, tha se rezultati nuk do të kishte qenë katastrofik nëse rojet bregdetare nuk do ishin përpjekur ta tërhiqnin anijen e mbingarkuar.
Një i mbijetuar nga Siria, i identifikuar si Rami, përshkroi se si një anije e rojes bregdetare greke iu afrua peshkarexhes disa herë në përpjekje për të lidhur një litar për të tërhequr anijen, me rezultate katastrofike.
“Herën e tretë që na tërhoqën, varka u lëkundur djathtas dhe të gjithë po bërtisnin, njerëzit filluan të binin në det dhe anija u përmbys dhe askush nuk pa më njeri,” tha ai. “Vëllezërit u ndanë, kushërinjtë u ndanë.”
Një tjetër burrë sirian, i identifikuar si Mostafa, beson gjithashtu se ishte manovra e rojes bregdetare që shkaktoi katastrofën. “Kapiteni grek na tërhoqi shumë shpejt, ishte jashtëzakonisht i shpejtë, kjo bëri që varka jonë të fundosej,” tha ai.
Vetëm 104 prej emigrantëve që ndodheshi në anije janë shpëtuar nga rojet bregdetare greke.
B.V/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.3%
-
Të gabuar
81.3%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4386
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Alarm në Greqi, ujërat e zeza të Athinës të ‘mbingopura’ me kokainë! Dyfishohet konsumi i drogës gjatë festave, ulet niveli i COVID-it
25 Dhjetor, 17:15
-
Greqi/ U plagos me thikë pas shpine në sulmin nga 4 persona, kopshtari shqiptar u tregon oficerëve emrin e autorit! Motivi, përleshja tre muaj më parë
25 Dhjetor, 16:55
-
Greqi/ Plagoset me thikë pas shpine 50-vjeçari shqiptar, e sulmuan 4 persona! Autorët udhëtonin me makinë dhe motor
24 Dhjetor, 16:06
-
Kryeministri grek: Masa ndaj rrjeteve sociale, por jo bllokime të rrepta
23 Dhjetor, 16:35
-
Bie numri i shqiptarëve me leje qëndrimi në Greqi
23 Dhjetor, 16:14
-
Greqia dhe Italia, ku ka më shumë shqiptarë, kanë emigrantët më të mbikualifikuar në Europë
23 Dhjetor, 09:34
-
Pas masakrës së Magdeburgut/ Blindohet Greqia, masa të shtuara të sigurisë për 15 ditët e ardhshme
23 Dhjetor, 08:23
-
Shpërndanin drogë në Greqi, 4 të arrestuar, mes tyre dy shqiptarë
22 Dhjetor, 11:14
-
Festat sjellin shqiptarët në Atdhe/ Fluks në portin e Vlorës, Durrësit, Kakavijë dhe Kapshticë (VIDEO)
22 Dhjetor, 08:59
-
Greqi/ Tërmeti shkund Patran, forca 4,7 ballë! Nuk raportohet për të lënduar, por ka shkëputje masive gurësh! Frikë për paslëkundje, panik te banorët
21 Dhjetor, 18:33
-
Emigrantët kthehen në Shqipëri për festa, fluks në Kapshticë
21 Dhjetor, 10:30
-
Kontrabandoi 14 shqiptarë drejt Britanisë në një kamion bagëtish, arrestohet shoferi irlandez
20 Dhjetor, 11:12