TIRANE - Vrasja e Ziver Veizit dhe tre protestuesve të tjerë në ngjarjen e 21 janarit 2011 mbetet ende një dosje e hapur për drejtësin shqiptare. Po mbushen dy vjet nga ngjarja ku një protestë u kthye në mortin e 4 qytetarëve dhe sot procesi gjyqësor “21 janari” nuk ka një përfundim.

Seanca e sotme ku do të dëgjohej përgjigja e ekspertit Dritan Zoto është shtyrë për në datë 7 janar të vitit 2013.

Mungesa e gjyqtares së treshes gjykuese, Arjana Caca ka bërë që dhe pse palët të ishin prezent në sallë të shtyhet seanca e sotme dhe për këtë vit gjithçka të mbetet e hapur.

Një seancë më parë eskperti Gani Jahelezi i propozuar nga mbrojtja e të pandehurve, me ekspertizën e tij balistike dëshmoi se predha para të godiste të ndjerin Ziver Veizi mund të ketë goditur një trup të drunjtë duke u kthyer në një predhë rikoshet.

(eç/shqiptarja.com)