Nisin homazhet, trupi i pajetë i Pele-s do qëndrojë 24 orë në stadiumin e Santos-it! Autokolona udhëhiqet nga Infantino, mijëra njerëz presin radhën në nder të 'Mbretit' (VIDEO)

Këtë të hënë që nga ora 10:00 me atë lokalë të Brazilit (14:00 me atë shqiptare) kanë nisur të mbahen homazhet për legjendën e futbollit Pele. Arkmorti i tij, ashtu siç edhe vetë ‘Mbreti’ Pele e kishte kërkuar, është vendosur në qendër të fushës së stadiumit ‘Vila Belmiro’, ku do të qëndrojë për 24 orë.

Kështu të gjithë dashamirësit e tij do kenë mundësi ta përshëndesin për herë të fundit Pele-n, i pari dhe i vetmi sot e kësaj dite që ka arritur të fitojë 3 herë Botërorin. Aotokola e lamtumirës së fundit për Pele-n nisi me presidentin e FIFA-s Gianni Infantino, i ndjekur nga presidenti i federatës së kombëve të Amerikës së Jugut Alejandro Dominguez. Menjëherë më pas vërshuan me mijëra dashamirës të ‘Mbretit’, të cilët vijojnë të qëndrojnë në rradhë në portat hyrëse të stadiumit të Santosit. Shumë figura të shquara, përveç sportit, ku bën pjesë edhe presidenti i sapozgjedhur i Brazilit Lula, do marrin pjesë në homazhe.

Në orët e para të së hënës trupi i pajetë i Pele-s u transportua me një autokolonë nga spitali ‘Albert Einstein’ në stadiumin e Santos-it, ndërsa të martën do kryhet edhe ceremonia e varrimit.

Pele, i cili gjatë karrierës së tij ka shënuar më shumë se 1 mijë gola dhe që shumë e konsiderojnë si më të mirin e historisë, ndërroi jetë më 29 dhjetor në moshën 82-vjeçare për shkak kancerit në zorrën e trashë.

S.C/G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • andy: 02/01/2023 19:23

    e meriton kete respekt ky futbollist i madh.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren