Funksionarëve publikë në detyrë u 
ndërpritet mandati ose shkarkohen

Funksionarëve publikë në detyrë u <br />ndërpritet mandati ose shkarkohen
TIRANE- Hyrja në fuqi e projektligjit të përbashkët mazhoracë-opozitë për procesin e dekriminalizimit i cili pritet të miratohet nga Kuvendi javën e ardhshme, do të ketë efekte prapavepruese. Neni 16 i draftit, “Trajtimi i funksionarëve publik aktual”, parashikon ndërprerjen e mandateve ose shkarkimin nga detyra të funksionarit të lartë publik, nëse rezulton në shkelje të nenit 2 ku parashikohen veprat penale në ngarkim si dënimet me burg të formës së prerë për një krim të rëndë në Shqipëri ose në një vend tjetër si SHBA, BE etj, krimet zgjedhore., dhe nenit 3, funksionet publike ku ndalohet të emërohet apo zgjidhet. Çdo person që rezulton i përfshirë në vepra penale dhe i dënuar, do të humbasë mandatin ose do të shkarkohet nga detyra.  
 
Vetëdeklarimi
Të gjithë funksionarët publik që janë aktualisht në detyrë, përfshirë edhe deputetët e ministrat si dhe të zgjedhurit në krye të njësive vendore, do të kalojnë në “sitë” të dekriminalizimit. Sipas ligjit, të gjithë funksionarët publik që janë aktualisht në detyrë, do të kryejnë vetëdeklarimin dhe do ta depozitojnë atë pranë organit kompetent brenda 2 muajve nga miratimi i formularit të vetëdeklarimit nga Kuvendi. Verifikimi për herë të parë bëhet në përputhje me rregullat dhe procedurat për verifikim të percaktuar në ligj. Në draftin e miratuar me konsensus nuk është përfshirë “testi i drogës”, por opozita do të tentojë që një gjë të tillë ta bëjë gjatë seancës së ardhshme plenare, kur do të votohet projektligji. Sipas propozimit të demokratëve, të cilët kanë shtuar nenin 15 në projektligj, për bërjen të detyrueshme të testit të drogës, të gjithë funksionarët publik, janë të detyruar të vihen përpara “provës” brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji.
 
Refuzimi
Sipas ligjit të dekriminalizimit, në rast refuzimi për të përmbushur detyrimet e parashikuara nga ky ligj lidhur me pastërtinë e figurës, funksionari publik trajtohet sikur të ketë rezultuar në një nga rrethanat që përbën kusht për ndalim e zgjedhjes apo emërimit të tij në funksionin publik. Ndaj tij zbatohet masa e parashikuara në paragrafin 4 të nenit 16. Në rastet kur organet e ngarkuara nga Kushtetuta apo ligji për konstatimin e mbarimit apo pavlefshmërisë së mandatit, nuk veprojnë brenda 10 ditëve nga përfundimi i rezultateve të verifikimit, me kërkesë të 1/5 së deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, çështja i përcillet për shqyrtim Gjykatës Kushtetutës.
 
Mandatet
Në rastet kur një funksionar publik në detyrë, rezulton në shkelje me nenin 2 dhe 3 të dekriminalizimit, ai humbet mandatin ose shkarkohet nga detyra
 
Të dhënat
Çdo funksionar publik, deputet, ministër dhe punonjës i administratës do të jetë i detyruar të bëjë vetëdeklarimin e të dhënave
 
Ankimimi
Në rastet kur organet ligjore nuk veprojnë brenda 10 ditëve, 1/5 e deputetëve ia përcjell çështjen Gjykatës Kushtetuese për shqyrtim
 
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 21 Nentor 2015

Redaksia Online
(e.m/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Kuvendi në flakë, Asllan Dogjani në 'Frontline Interview': Kushtetuta amerikane parashikon që qytetarët të marrin armët kur shteti punon kundër tyre

Kuvendi në flakë, Asllan Dogjani në 'Frontline Interview': Kushtetuta amerikane parashikon që qytetarët të marrin armët kur shteti punon kundër tyre