Funksioni i deputetit është i papajtueshëm me funksionet e tjera publike në Maqedoninë e Veriut

Funksioni i deputetit është i papajtueshëm me funksionet e tjera publike në Maqedoninë e Veriut

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut

Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë së Veriut përmbanë dispozita kushtetuese ku parashihet çështja e papajtueshmërisë së funksionit të deputetit me ushtrimin e funksioneve dhe profesioneve tjera publike (neni 63, paragrafi 5), përkatësisht, papajtueshmëria e funksionit të Kryeministrit me ushtrimin e funksioneve dhe profesioneve tjera publike (neni 89, paragrafi 5).

Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë së Veriut, si një ndër të rrallat në botë, e njeh institutin e vetëshpërbërjes së Kuvendit (neni 93, paragrafi 5) dhe Qeveria e cila qëndron deri në formimin e Qeverisë së re, njihet si Qeveria në detyrë. Dispozitat kushtetuese si më sipër, janë të operacionalizuara me ligje të veçanta përkatëse, por, nuk do të ndalemi në analizimin e tyre.

Edhe pse shërbimet e Kuvendit njoftuan se Kryeministrit i ka pushuar funksioni me verifikimin e mandatit në Kuvend dhe se ai do t’i kryejë vetëm detyrat e domosdoshme deri në formimin e Qeverisë së re, nuk mjafton dhe për më tepër, nuk e lejon Kushtetuta e vendit tonë!

Ku konsiston atëherë çështja diskutabile që përflitet në opinion disa ditë me radhë me papajtueshmërinë e ushtrimit të funksionit edhe të deputetit edhe të Kryeministrit të vendit të Talat Xhaferit dhe ministrit të shëndetësisë, Ilir Demiri, i cili është deputet i zgjedhur në Kuvend me mandat të verifikuar, por njëkohësisht edhe ministër i shëndetësisë?

Çështja konsiston te ngurtësia e Kushtetutës sonë që duke ndjekur modelin francez të papajtueshmërisë së funksionit të deputetit, përkatësisht Kryeministrit me funksione dhe profesionet e tjera publike, nuk lejon interpretim fleksibil të normave juridike sa i përket ushtrimit të dy funksioneve publike në të njëjtën kohë, siç është rasti në Britaninë e Madhe, ku Kryeministri i vendit njëkohësisht është edhe deputet në dhomat e Parlamentit.

Edhe përskaj kompleksitetit të çështjes, ku Kryeministri aktual është zgjedhur deputet në Kuvend, nuk ka tolerancë sipas Kushtetutës e cila është decide dhe me këtë rast menjëherë vjenderi te aktivizimi i normës juridike ku parashihet papajtueshmëria e ushtrimit të funksionit të deputetit me atë të Kryeministrit.

Precedenti i krijuar vite me radhë edhe pse ka ndodhur, sërish nuk do të thotë se është në pajtim me Kushtetutën, por, këtu qëndron e keqja e precedentëve juridik që vjen si pasojë e interpretimeve fleksibile të normave juridike kushtetuese nga juristë të ndryshëm. E keqja më e madhe me paraqitjen e rasteve të tilla qëndron te tendenca dhe toleranca e Kuvendit për ta arsyetuar veprimin e tillë me praktikat e mëparshme, në vend të reagimit dhe përmirësimit të gabimit të tillë që në të ardhmen të mos tolerohen veprimet e tilla që i shkelin normat juridike kushtetuese, por edhe ligjore dhe njëkohësisht të jepen udhëzime të caktuara se si duhet vepruar në situata të tilla konfliktuoze në pajtim me frymën e Kushtetutës.

Si duhet vepruar në këto raste që të kënaqet drejtësia kushtetuese dhe t’i iket shkeljes së Kushtetutës dhe krijimit të precedentëve tjera juridike? Me këtë rast, do të kishte mjaftuar akti i dorëheqjes së Talat Xhaferi nga funksioni i Kryeministrit dhe Ilir Demirit nga funksioni i ministrit të shëndetësisë dhe të vazhdonin si funksionarë në ikje derisa të zgjidhej Qeveria e re. Nuk bëhet nami poqese vendi ngel edhe pa Kryeministër një javë apo dy derisa të formohet Qeveria e re, andaj gabim do të ishte vlerësimi se nuk jepet dorëheqje në një Qeveri e cila ështënë ikje apo në detyrë.

Përfundimisht, çështja si e tillë konsiston te akti simbolik i dorëheqjes që e kërkon Kushtetuta e vendit tonë, për t’i ikur këtij mishmashi politik dhe juridik, e jo te kryerja e detyrave të domosdoshme të Qeverisë që nënkuptohet!

SI.E./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Alarm në Greqi, ujërat e zeza të Athinës të ‘mbingopura’ me kokainë! Dyfishohet konsumi i drogës gjatë festave, ulet niveli i COVID-it

Alarm në Greqi, ujërat e zeza të Athinës të ‘mbingopura’ me kokainë! Dyfishohet konsumi i drogës gjatë festave, ulet niveli i COVID-it