FUSHE KRUJE-Një fuoristradë me nëntë turistë polakë është aksidentuar pasditen e djeshme rreth orës 18:00 në fshatin Bizë të Ishmit. Makina me të cilën ata po ktheheshin nga plazhi i Bizës në Gjirin e Lalzit ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar rreth 30 metra në greminë.
Report Tv ka siguruar pamjet e momentit kur makina është nxjerrë nga gremina ku përfundoi. Sipas dëshmitarëve turistët kanë marrë plagë dhe fraktura të shumta në pjesë të ndryshme të trupit. Në ndihmë të tyre kanë vajtur forca të shumta policie dhe 4 autoambulanca nga Durrësi. Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Durrësit dhe pas kontrolleve janë larguar në gjendje të mirë.
Ngjarja nuk është bërë publike nga policia me argumentin se është konsideruar e lehtë. Sipas policisë së Durrësit makina u batua në një hendek për pakujdesi të drejtuesit të mjetit si pasojë e mos njohjes së terrenit nga turistët polakë.
ZGJERONI RRUHET SE MORET NJEREZIT NE QAFE ,,MOR MASKARENJ...
Përgjigju