Nënshkruhet paketa me 7 parimet globale të fuqizimit të gruas në biznes dhe në karrierë. Për herë të parë 11 kompani angazhohen zyrtarisht për fuqizimin e gruas në vendin e punës.

Në ceremoninë e nëshkrimit të parimeve të organizuar nga ana e bashkisë së Tiranës dhe me mbështetjen e UN Women morën pjesë edhe drejtorët e ekzekutivë të kompanive që nënshkruan marrëveshjen. 

"Ne kemi filluar një skemë jo kredish po grantesh. Grante të vogla për zonja dhe zonjusha që kanë filluar një biznes. Kemi 18 të parat po shohim si do shkojë. Po bëjmë tonën me këto 18 grante duke ndërtuar mbi atë përvojë të mirë. Mezi presim që edhe më shumë kompani të kenë këtë mendje të hapur në mënyrën sesi e trajtojnë çështjen e shanseve të barabarta.  

Nje nga arsyet që gjërat po shkojnë mirë në Bashkinë e Tiranës është se shumica e vendimmarrjes është nga gratë e bashkisë. Sot jemi e vetmja bashki që shumicën e ka grupi i grave këshilltare në këshillin bashkiak dhe meshkujt janë në pakicë. Në një farë mënyre është i vetmi moment ku ndihesh pak si në Suedi, pastaj fillojnë të bërtiturat dhe të sharat nga ata të tjerët dhe aty e harron e kujtohesh që je në Shqipëri ende, po të paktën po bëhet proges në disa drejtime.

Më vjen mirë që shumica e agjencive të bashkisë dhe shumica e kabinetiti tonë, shumica e atyre që janë në poste drejtuese janë zonja dhe gra. Një nga arsyet që bashkisë i kanë shkuar punët mirë zakionisht përkon me faktin që një grua shumë e aftë dhe shumë e përkushtuar e drejton atë agjenci të bashkisë së Tiranës"
, u shpreh Veliaj.

Parimet e fuqizimit të grave përfaqësojnë shtatë hapa sesi mund të kryhet fuqizimi i grave ne vendin e punës, treg, ekonomi, dhe komunitet. Ato kanë të bëjnë me promovimin e barazisë gjinore në punë, mosdriskiminimin, shance të barabarta dhe trajnime për të gjitha gratë, shëndet dhe siguri në punë.

Gertjana Drita, drejtore e departamentit të burimeve njereyore në një nga bankat e nivelit të dytë, është shprehur për mikrofonin e report tv se realiteti në vend sheh përmirësim.

Ndërsa përfaqësuesi i UN Women, David Saunders, theksoi: “Duke përdorur këto shtatë parime, shoqëria shqiptare mund ti kundërvihet çështjeve kokëforta të pabarazisë dhe të promovojë zgjidhje krijuese, përfshirë dhe ndryshim sistematik.