Furgonët 8+1, Transportet: PD të
sjellë në Kuvend amendamentet
Ministria e Transporteve ritheksoi sugjerimin që është bërë ndaj Partisë Demokratike, për të propozuar në Kuvend amendamentet për ndryshimin e legjislacionit, si forcë politike që ka mbështetur operimine e autoveturave 8+1, madje është bërë dhe pjesë e protestave të tyre. Sipas saj, kërkesat e sindikatave dhe shoqatës së taksive 8+1 janë në kundërshtim me ligjin.
TIRANE – Afro dy muaj nga urdhi i ministave Tahiri dhe Haxhinasto për ndalimit e qarkullimit të taksive 8+1 të palicencuara, kërkesat e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura te Shqipërisë, e cila mbështet grupin e interesit të furgonëve, vijojnë të jenë në kundërshtim me ligjin.
Këshilltari për mediat i Ministrisë së Transporteve dhe Infrastrukturës, Genc Caushi, ritheksoi sugjerimin që është bërë ndaj Partisë Demokratike, për të propozuar në Kuvend amendamentet për ndryshimin e legjislacionit, si forcë politike që ka mbështetur operimine e autoveturave 8+1, madje është bërë dhe pjesë e protestave të tyre.
Caushi tha se në takimet dhe shkëmbime shkresore me shoqatën e taksive 8+1 dhe me sindikatën, Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës ka propozuar që deri më 31 Dhjetor të këtij viti:
* Autoveturat taksi të operojnë në linja të rregullta brenda qarkut ku ndodhet bashkia qe i ka licensuar per sherbimin taksi;
* Të vendosin në gjëndje pune taksimetrin;
* Ofrimin e operimit të autoveturave me 8+1 vende në disa shërbime për të tretë:
* Transporti nga hotelet në drejtim të portit apo aeroportit;
* Transporti në grup i udhëtarëve për në dhe nga qendrat e mëdha tregtare apo turistike në periferi;
* Transporti i punonjësve për në dhe nga vendet e punës, etj. Sipas tij, qarkullimi i autoveturave 8+1 në në linja të rregullta ndërqytetëse, pa taksimetër dhe ndalesat në mes të rrugës për të marrë apo lënë udhëtarë, është konkurencë e pandershme dhe deformim i tregut të transportit të udhëtarëve.
“Ky lloj transporti është jashtë çdo kushti normal të udhëtimit, te konfortit dhe me kosto me te larte ku cdo udhëtar, për të njëtin udhëtim, duhet të paguaj më shtrenjtë se në transportin me autobus. Mbi të gjitha ky lloj transporti përmban kompromentimin më të rëndë të sigurisë në rrugë të udhëtarëve”, përfundoi deklartën këshilltari për mediat i Ministrisë së Transporteve, Genc Caushi.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.9%
-
Jo
62.3%
-
Deri diku
5.9%
Vota total: 2915
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zelensky flet për herë të parë për armëpushim: Ukraina në NATO, heq dorë nga territoret e pushtuara ruse
29 Nëntor, 22:48
-
Skandali me flamurin shqiptar, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Procedim disiplinor për policin, ka detyrim të respektojë simbolet e çdo bashkësie etnike
29 Nëntor, 22:32
-
Historike në Britani/ Parlamenti miraton me shumicë votash draftin për eutanazinë, ose vdekjen e asistuar!
29 Nëntor, 22:32
-
Shkrumbohet nga flakët magazina në Kurbin, Report Tv sjell pamjet! Shtëllunga të mëdha tymi në zonë
29 Nëntor, 22:21
-
Festa e 28 Nëntorit/ Paraburgim për shqiptarët që dogjën flamurin e Maqedonisë! BDI: Të dorëhiqet ministri i Brendshëm
29 Nëntor, 22:18
-
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania dislokon trupa
29 Nëntor, 22:18
-
Hidhet bojë me dron mbi Ambasadën ruse në Suedi
29 Nëntor, 22:05
-
'Revolucioni i Qershorit 1924!' 'Elektroshok' nga profesor Ardian Ndreca
29 Nëntor, 22:05
-
Zjarr i madh në një fabrikë këpucësh në Kurbin, rrezikohen banesa! Zjarrfikësit në luftë më flakët, bllokohet aksi Milot-Laç (VIDEO)
29 Nëntor, 22:04
-
Në Siri po rindizet lufta civile, rebelët futen në Aleppo për herë të parë pas 8 vitesh
29 Nëntor, 21:55
-
E bleu 6.2 milionë dollarë në një ankand, miliarderi Justin Sun ha bananen ‘Cattelan’ (VIDEO)
29 Nëntor, 21:46
-
‘Shqipëria ka marr vëmendje të madhe, amerikanët blejnë shtëpi këtu’, Marko Kepi në Report Tv: S’merremi me politikë, e shohim si përçarje! Duhen kandidatë që përfaqësojnë diasporën, jo partinë
29 Nëntor, 21:18