Furgoni i burgut po transportonte dhëndrin e Qazim Sejdinit për në gjyq, nga shpejtësia përplas një karrocë me kalë! Dërgohet në spital karrocieri (VIDEO)

Fugoni i Burgut është përfshirë në një aksident të pazakontë mesditën e sotme në Elbasan. Furgoni po transportonte Sokol Sanxhaktarin, dhëndrin e ish-kreut të Bashkisë së Elbasanit Qazim Sejdini i cili po paraqitej në një seancë gjyqi. Nga shpejtësia furgoni ka përplasur një qytetar i cili po lëvizte me një karrocë me kal në rrugë. Qytetari u dërgua menjëherë në spital, ndërkohë që ka ngordhur kali. 

Sanxhaktari akuzohet për vrasjen e Florian Lamçes dhe është dërguar për gjykim së bashku me Adriano Hajdarin. Ndaj tyre rëndon akuza për vrasje të kryer në bashkëpunim.

Ata dyshohen se pasi pinë me Lamçen deri në orët e mëngjesit e qëlluan më pas me mjete të forta në kokë, duke e lënë të vdekur. Ngjarja e rëndë ndodhi më 30 korrik të vitit 2020 në qendër të qytetit. Lamçe së bashku me Hajdarin dhe Sanxhaktarin kanë qenë së bashku në një lokal pranë qendrës së qytetit, madje postuan edhe foto të përqafuar në rrjetet sociale duke pirë. Rreth orës 05:30 të dehur u përleshën në bisedë e sipër dhe si pasojë e goditjeve me shishe dhe sende të tjera të forta, Florian Lamçe ndërroi jetë.

Sa i përket viktimës, ai ka qenë i njohur për drejtësinë, pasi ka qenë dënuar me tre vite burg për pengim të zbardhjes së krimit, ndërsa është hetuar edhe për dy plagosje. Edhe vëllai i tij, Olti Lamçe, është i dënuar me 24 vite burg për vrasje. Në vitin 2011 ai vrau pronarin e disko 'Tekiles', Almir Canin. Më herët Report Tv zbardhi dëshminë e Sokol Sanxhaktarit ku deklaronte se nuk e mbante mend se përse e qëlloi Florian Lamçen.

Sokol Sanxhaktari

1632311549_a.jpeg

K.T./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Neemertepopullit: 22/09/2021 21:21

    Xhdo gje e kurdisur me plan per te shtyer gjygjin ai plena sanxhaktari esht shum dinak por edhe sikur te shpeton nga “drejtesia” do e pesoj nga pisqulluqet qe ka mer 17N

    Përgjigju
  • Trnakop Kacija: 22/09/2021 19:36

    I vetmi i pafajshem eshte Kali ne kete storie.

    Përgjigju
  • liku: 22/09/2021 15:39

    Shofera qe nuk njohin rrezikun e rruges dhe ngordhin kuaj duhet te dalin para drejtesis dhe sduhet te drejtojn me makine

    Përgjigju
    • Gjergji: 22/09/2021 15:46

      Nuk eshte cudi te kemi ndonje arratisje nga spitali

  • Sondazhi i ditës:

    Investimi i dhëndrit të Trump në Sazan, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Porti i ri Durrësit, Rama: Investimi do të jetë një aset i Shqipërisë dhe shqiptarëve

Porti i ri Durrësit, Rama: Investimi do të jetë një aset i Shqipërisë dhe shqiptarëve