Penguan zbardhjen e vrasjes së Florian Lamçes, në pranga dy shokët e dhëndrit të Qazim Sejdinit

Penguan zbardhjen e vrasjes së Florian Lamçes, në pranga dy shokët e dhëndrit të Qazim Sejdinit

Sokol Sanxhaktari,Ardiano Hajdari dhe viktima Florian Lamcja

Policia e Elbasan ka arrestuar dy persona të tjerë duke e çuar në katër numrin e të prangosurve për vrasjen e Florian Lamçes me datë 30 korrik në një lokal në qendër të qytetit.

Si pasojë e hetimeve të thelluara janë arrestuar Mehmet Muça 33 vjeç dhe Amadeus Lamçja 40 vjeç, të dy banues në Elbasan, të cilët kanë marrë masën e sigurisë arrest me burg nga gjykata. Për Muçën rëndojnë veprat penale 'moskallzim krimi' dhe 'veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës. Ndërkohë për Amadeus Lamçja "Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës" dhe  "Deklarim i rremë përpara oficerit të policisë gjyqësore".

 Mehmet Muça

Burimë të Report TV bëjnë me dije se të dy këta persona kanë larguar armët nga vendngjarja. Të Sokol Sanxhaktarit dhe Florian Lamçes. Para vrasjes ka patur disa të shtëna, pasi tre predha janë gjetur në lokalin në fjalë nga policia.

Më herët blutë e Elbasanit kanë arrestuar si autorë të dyshuar të ngjarjes dy shokët e ngushtë të Florian Lamçes, Sokol Sanxhaktarin, dhëndrin e ish-kryetarit të bashkisë Elbasan Qazim Sejdini dhe Ardiano Hajdarin.

Ata dyshohen se pasi pinë me Lamçen deri në orët e mëngjesit e qëlluan më pas me mjete të forta në kokë, duke e lënë të vdekur. Dy të arrestuarit e sotëm janë shokë të Sokol Sanxhaktarit dhe Florian Lamçes, ndërsa kanë qenë në vendngjarje.

Tre ditë më parë Sokol Sanxhaktari dhe Ardiano Hajdari kërkuan nga gjykata e apelit të hiqte masën e sigurisë arrest me burg, por kjo nuk ndodhi. Dy të arrestuarit para grupit hetimor kanë deklaruar se ishin të dehur dhe nuk mbajnë mend çfarë ndodhi.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Faiku: 28/08/2020 09:35

    Dalin prap rroft partia ne krye shokun edvin Rama

    Përgjigju
  • KiU: 28/08/2020 09:22

    hajvanistan or ti mik, marsupjala me allti me vete, S klasa pa fund, laca me syze floriri, spinela me puro ne dor, kokcepa orjenti...

    Përgjigju
    • @KiU: 28/08/2020 12:41

      Je shumë rëndë, të shkuara...

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja