Qyteti i Elbasanit nuk po gjen qetësi. Pak orë pas ngjarjes së mbrëmshme ku një 23-vjeçar i quajtur Regis Runaj u vra me thikë, duke u goditur 7 herë, sot në mëngjes një tjetër krim është shënuar në orët e para të mëngjesit.

Florian Lamce, 40 vjeç, është ekzekutuar në qendër të qytetit, në afërsi të muzeut etnografik pranë lokal 'Piazza'. Burime bëjnë me dije se ai ka qenë i dënuar me tre vite burg për akuzën e 'pengimit të zbardhjes së vërtetës'. Gjithashtu raportohet se vrasja e Lamces është kryer me sende të forta.

Lamce është hetuar edhe për dy plagosje, por në fund ka vuajtur dënimin vetëm për akuzën e mësipërme. Sakaq vëllai i Lamces, Olti lamce, është i dënuar me 24 vite burg për vrasje. Në vitin 2011 ai vrau pronarin e disko 'Tekiles', Almir Canin.

Ndërkohë sipas policisë ngjarja ka ndodhur për motive të dobta. Florian Lamce së bashku me dy persona të tjerë kanë qenë në vendin e ngjarjes të dehur dhe pas një konflikti kanë goditur me shishe dhe mjete të forta njëri-tjetrin. Ata kanë qëndruar përgjatë gjithë natës në lokal dhe rreth orës 05:30 të mëngjesit miqtë kanë nisur të përleshen me njëri-tjetrin.

Për këtë arsye Lamce ka ndërruar jetë, ndërsa janë arrestuar Ardiano Hajdari 42 vjeç dhe Sokol Sanxhaktari 34 vjeç. Ky i fundit dhëndri i Qazim Sejdinit, ish-kryetarit të bashkisë së Elbasanit.

Ajo që bën përshtypje është se pak orë pas ngjarjes lokali i ngjan një dite të zakonshme. Tavolinat e tij janë të mbushura me klientë, por gjithsesi jo vetëm aty, por qytetarët në përgjithësi refuzojnë të flasin për ngjarjet kriminale, pasi në 10 ditë janë rregjistruar 10 vrasje. 

Viktima Florian Lamce
Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:59
Policia e Elbasanit arreston autorët e vrasjes së Florjan Lamçjat, njëri prej tyre dhëndrri i Qazim Sejdinit

Policia e Elbasanit ka arrestuar autorët e dyshuar të vrasjes së 30 vjeçarit Florjan Lamçja, në qytetin e Elbasanit.  

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku 42 vjeçari Ardiano Hajdari dhe 34 vjeçari Sokol Sanxhaktari në gjendje të dehur për motive të dobëta ishin konfliktuar me viktimën dhe si pasojë e plagëve të marra Lamçja ndërroi jetë në spital.

Arrestimi i dy personave u bë pasi dyshohen për kryerjen e veprës penale “Vrasja me dashje”, e kryer në bashkëpunim”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e sotme, rreth orës 04:00, në lagjen “Luigj Gurakuqi”. Sokol Sanxhaktari është dhëndrri i ish-kryebashkiakut Qazim Sejdini.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale "Vrasja me dashje" e kryer në bashkëpunim.

Ora 15:00
Njolla gjaku! Report Tv në vendin ku ndodhën ku 2 vrasjet që tronditën Elbasanin brenda 12 orëve

ReportTV është rikthyer në dy vendngjarjet ku u regjistruan vrasjet e 23 vjeçarit Rigis Runaj dhe Florian Lamçja në Elbasan. Në lagjen “Emin Matraxhiu” të Elbasanit pranë varrezave publike ku u gjet i pajetë trupi i masakruar i mikut të Emiljano Ramazanit të vrarë 10 ditë më parë, Rigis Runajt, njollat e gjakut kanë mbetur sërish në vendngjarje.

23 vjeçari dyshohet të jetë vrarë diku tjetër ndërsa trupi i tij është hedhur pranë varrezave publike, me autorët që janë larguar nga zona me shpejtësi të ndihmuar edhe nga mungesa e ndriçimit dhe kamerave të sigurisë në zonë. Ndërkohë në qendër të qytetit aty ku u shënua dhe vrasja e dytë brenda pak orëve, në lokal Pizza gjithçka duket se i është kthyer normalitetit. Lokali i është kthyer punës me qytetarët që kanë mbushur ambientet e lokalit ku në orët e para të mëngjesit të së enjtes si pasojë e një konflikti banal mbeti i vrarë Florian Lamçe 40 vjeç.

Për ngjarjen u shoqëruan në polici Adriano Hajdari dhe Sokol Sanxhaktari, dhëndri i ish kryebashkiakut, Qazim Sejdini. Tre të rinjtë kanë qëndruar për orë të tëra në ambientet e lokalit ku kanë konsumuar pije alkool dhe lëndë narkotike e në bisedë e sipër janë zënë me njëri-tjetrin duke bërë që do përdorin shishet e birës dhe për pasojë kanë lënë të vdekur në vend Florian Lamçen.

Njollat e gjakut në vendin ku u gjet i vdekur Rigis Runaj

Njollat e gjakut në vendin ku u gjet i vdekur Rigis Runaj
Ora 10:15
Nga pushimet në Paris te makinat e luksit, kush është i vrari në Elbasan ku u përfshi edhe dhëndri i Qazim Sejdinit

Florenc Lamcja është 40-vjeçari i vrarë mëngjesin e sotëm në një lokal në Elbasan nga dy persona me të cilët ai shoqërohej. Bëhet fjalë për Ardiano Hajdarin dhe Sokol Sanxhaktarin, ky i fundit dhënri i Qazim Sejdinit. Sipas policisë të tre ishin të dehur, por kush është Florenc Lamcja?

Burime bëjnë me dije se ai është dënuar me tre vite, 'për pengim të zbardhjes së krimit', ndërsa është hetuar për dy plagosje. Sakaq i vëllai i tij, Olti lamce, është i dënuar me 24 vite burg për vrasje. Në vitin 2011 ai vrau pronarin e disko 'Tekiles', Almir Canin.

Nga një vëzhgim i bërë në rrjetet sociale Florenc Lamce nuk duket se bën një jetë të thjeshtë. Në dy profile të tij ai herë shfaqet me makinë 'Porshe' dhe herë me 'BMV', ndërsa nuk mungojnë fotot as me 'Range Rover'.

Sakaq dallohet qartë që ai kishte mundësi të bënte edhe pushime jashtë vendit, pasi herë shfaqet në Paris, ndërsa herë tjetër në Milano.

Ora 09:55
Ky është dhëndri i Qazim Sejdinit, një nga dy të shoqëruarit për vrasjen në Elbasan

1596095678_SokolSanxhaktari2.jpg
Report Tv siguron foton e Sokol Sanxhaktarit. 34-vjeçari nga Elbasani është një nga dy personat e shoqëruar për vrasjen e 40-vjeçarit Florian Lamces. Sokol Sanxhaktari është dhëndri i Qazim Sejdinit, ish-kryetarit të bashkisë së Elbasanit.