KAVAJË- Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në  aksin Kavaje- Rrogozhinë. Në ecje e sipër një  furgon mallrash me tragë AA021AG është përplasur me një  automjet tip  Audi A6 me targa AA461YI.

Në aksident janë përfshirë baba e bijë, përkatësisht Mikel Baxhani 39 vjeç dhe M. Baxhani 7 vjeç. Dy prej te plagosurve janë  transportuar në  spitalin e Durresit, ndërsa një  i lënduar në Kavajë për të marrë ndihmën mjekësore. Sipas gazetarit të Report TV  Artur Korriku, në aksident vajza e mitur nuk  ka pasur lëndime. Momentalisht nga aksidenti, autostrada është e bllokuar në njërin kah nga policia.

Foto nga vendi i ngjarjes