Furnizim me ujë 24 h/ditë, investim pas 30 vitesh në Bovillë, drejt dyfishimit të kapaciteteve

Furnizim me ujë 24 h/ditë, investim pas 30 vitesh në Bovillë, drejt dyfishimit të kapaciteteve

Pas 30 vitesh, Bashkia e Tiranës ka nisur një investim në Bovillë që synon dyfishimin e kapaciteteve të impiantit. Përmes një postimi në teitter, kryebashkiaku Veliaj ka postuar disa foto nga kantieri ku po punohet për rritjen e kapaciteteve të Bollivës. Ndonëse në këto katër vite është dyfishuar furnizimi me ujë të pijshëm, falë këtij investimi,  objektivi i Bashkisë së Tiranës dhe i kryebashkiakut Veliaj është garantimi 24 orë në ditë me ujë të pijshëm i qytetarëve. 

“Ky nuk është një instalacion arti. Me hapjen e motit, hapet sërish fronti i punës për dyfishimin e impiantit të ujit në Bovillë pas 30 vitesh nga investimi i parë kur Tirana kishte vetëm 250 mijë banorë! Kemi dyfishuar ujin në Tiranë këto 4 vjet, e çojmë në 24 orë/ditë me këtë investim”, shkruan Veliaj.

Paralelisht me investimet për burime të reja dhe për impiantin në Bovillë, Bashkia e Tiranës ka nisur një sërë investimesh të rëndësishme në këto katër vite dhe për përmirësimin e rrjetit të shpërndarjes, i cili për shkak të mungesës së vëmendjes dhe abuzimeve, ishte kthyer në një kulluese makaronash.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • MAKS VELO: 19/05/2019 18:28

    NUK zgjidhet keshtu problem I ujit ne tirane,,,

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja